Ndeshja e cila tek ne, por edhe në Serbi ka bërë bujë të madhe dhe po pritet me padurim, është përballja e cila zhvillohet nesër mbrëma, me fillim në ora 20:00, në mes Serbisë dhe Zvicrës.
E derisa secila palë e sheh veten si fituese të kësaj përballjeje, sipas disa prej bastoreve kryesore, këto janë kuotat në bazë të cilave përllogaritet skuadra që mund ta fitoj ndeshjen e nesërme.
Sipas “Bet365”, fitorja e Zvicrës kotohet me 2.90, kurse ajo e Serbisë me 2.80, e barazimi 2.95.Vazhdohet me “888sport” fitoren e përfaqësueses së Serbisë e kuoton me 2.63, atë të kombëtares së Zvicrës me 2.95, kurse barazimin 2.95.
Më pas kemi “Betway”, Serbinë për të fituar e llogarit me kuotën 2.62, atë të Zvicrës 3.10, kurse barazimin 3.Njëra ndër kompanitë më të mëdha të basteve,“Bwin”, kuotën për fitoren e Serbisë e ka 2.70, për Zvicrën fitorja llogaritet 2.80, kurse barazimi 3.10.Në fund “betfair”, fitoren e Serbisë e sheh me 2.75, kombëtaren e Zvicrës me 3 ndërsa barazimin 3.10.Këto janë disa prej bastoreve më të famshme, që fituesin e ndeshjes Serbi – Zvicër, e përllogarisin përmes këtyre kuotave. /Insporti.com