Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri si dhe nënkryetarja e kësaj partie Teuta Haxhiu kanë kritikuar Qeverinë Kurti, të cilët thanë se kjo qeveri nuk ka ende një program qeverisës.
Tahiri përmes një konference për media ka thënë: “Janë bërë dy muaj prej kur kanë përfunduar zgjedhjet e Qeveria Kurti është duke qeverisur pa program. Kjo qeveri është e pushtetit dhe jo e shtetit. Kjo qeveri zhurmën e ka shumë të madhe e punë nuk kanë. E po kanë kohë që të shkojnë në Shqipëri e vendin ta mbyllin e mos të punojnë me ndonjë plan program”.
Kurse nënkryetarja e AAK-së Teuta Haxhiu ka thënë:
“AAK po i përcjell zhvillimet e para të qeverisë. Konsideron që kërkohet veprim i cili po mungon. Nuk kemi ende program qeverisës të Qeverisë Kurti, kjo është shqetësuese”.
Tutje Haxhiu ka thënë: “Kemi pa një vendim të padrejtë, pa asnjë bazë shkencore, me masat e pandemisë dhe orën policore”.
Haxhiu gjithashtu tha se i zoti i shtëpisë prioritet duhet ta ketë shtëpinë e tij, e jo siç tha ajo të shkoj në Shqipëri, “Këto fenomene negative mund t’ia shkurtojnë jetën kësaj qeverie”
Tutje nënkryetarja e AAK-së theksoi se një qeveri nuk duhet ta konsideroj që me përfundimin e zgjedhjeve ka përfunduar edhe kujdesi ndaj qytetarëve.
Haxhiu gjithashtu tha se: “Qytetarët kanë të drejtë të informohen në mënyrë transparente. Në mungesë të informimit, transparencës dhe gjithpërfshirjes AAK-ja kërkon të përcjellën me vëmendje zhvillimet që po i ndërmerr kjo qeveri”./Globisot.net/