Aktori serb, Sergej Trifunoviq, është deklaruar në Twitter me rastin e vdekjes së legjendës së futbollit Fadil Vokrri.
Në opinionin serb është e njohur se Trifunoviq është fans i madh i klubit të Partizanit, ku Vokrri kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij, dhe kështu aktori serb zgjodhi disa rreshta që ta përkujtojë madhështinë e futbollistit kosovar.
“I solli titullin Partizanit, e më pas hoqi fanellën që të shihnin të gjithë se gjatë tërë ndeshjes kishte luajtur me 4 brinjë të thyer. Fadil Vokrri, Zidane para Zidanet”, ishte porosia e Sergejit.