Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë tubimimit në Suharekë ka bërë të ditur se pas 14 shkurtit nuk do të hyjnë në koalicion me asnjë parti.
Kjo pasi koalicionin e kanë bërë para zgjedhjeve me Vjosa Osmanin.
Kurti mes tjerash përsëriti se u duhen më shumë se 61 deputetë për katër vjet qeverisje.
“Me presidenten Vjosa Osmani jemi bërë bashkë dhe kemi realizuar koalicionin parazgjedhor dhe zgjedhjet më 14 shkurt nuk do të jenë asgjë më shumë sesa referendum, I cili I bënë thirrje qytetarëve që te dalin sa më shume në zgjedhjet”.
“127 është numri i fitores por kësaj herë s’ka kush që del përpara nesh. Por, fitorja është me mbi 61 deputetë e më shumë” tha Kurti.
Kurti tutje u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dielën të dalin në votime, teksa u zotua se bashkë me Osmanin nuk do të zmbrapsen para askujt.
“Me drejtimin e ardhshëm të shtetit Vjosa si Presidente e unë si Kryeministër nuk do të zmbrapsemi para asnjë krimineli të fortë por ata do të zmbrapsen para drejtësisë në Kosovë” tha Kurti. /Globisot.net/
Discussion about this post