• Per Ne
  • Misioni
  • Kontakt
  • Login
GLOBISOT.NET
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Opinione
  • Tech
  • Receta Gatimi
  • Yjet
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Opinione
  • Tech
  • Receta Gatimi
  • Yjet
  • Te tjera
No Result
View All Result
GLOBISOT.NET
Home Ballina

Arabia Saudite po bën gjithçka që çmimet e naftës të rriten

September 11, 2019
in Ballina
0
Arabia Saudite po bën gjithçka që çmimet e naftës të rriten
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Aktualisht çmimet e ulëta botërore të naftës janë një ndër objektivat e ambicieve madhështore të Arabisë Saudite. Vendi dominues i OPEC dëshiron të balancojë buxhetin e tij masiv dhe njëkohësisht të tërheqë një vlerësim prej dy trilionë dollarësh për Saudi Aramco, kompania lider që i siguron vendit fitime kolosale nga nxjerrja dhe përpunimi i naftës. Të dyja këto përpjekje sfiduese do e bënin çmimin e arit të zi të kapte nivele shumë herë më të larta se sa ato aktualet.

Vendimi i befasishëm i Arabisë Saudite gjatë fundjavës për të emëruar një ministër të ri për naftën, i treti në pak më shumë se tre vjet, reflekton një ndjenjë urgjence në lidhje me rritjen e çmimeve përpara IPO-s së planifikuar Aramco. Në fakt vendi ka vërtet nevojë që çmimet të rriten dhe të gjenerojë prej tyre më shumë të ardhura, në një kohë kur është planifikuar të fillohet puna për planin gjithëpërfshirës Vision 2030, me qëllim diversifikimin e ekonomisë së Arabisë Saudite, duke hequr naftën si peshën kryesore në ekonomi.

“Sauditët janë irrituar në mënyrë të pashmangshme. Ata kanë shkuar larg për të rritur çmimet”, tha Ryan Fitzmaurice, strateg i energjisë në Rabobank, përcjell Telegrafi.

Arabia Saudite është eksportuesi më i madh në botë i naftës dhe emërimi i princit Abdulaziz bin Salman bin Abdulaziz al-Saud shënon herën e parë që ministria e naftës do të drejtohet nga një anëtar i familjes mbretërore. Abdulaziz është njëkohësisht djali i mbretit saudit Salman dhe vëllai i gjysmë i Princit të Kurorës Mohamed bin Salman, sundimtari de fakto i kombit.

Si ministër i ri i Energjisë, ai minimizoi rëndësinë e ndërhyrjes së personelit në proces.

“Ne të gjithë jemi nëpunës civilë, që punojmë për qeverinë dhe përmbushim detyrat tona. Një person vjen dhe një tjetër shkon”, tha Abdulaziz në Kongresin Botëror të Energjisë në Abu Dhabi.

Abdulaziz, zëvendësoi Khalid al-Falih, arkitektin kryesor të përpjekjeve të Arabisë Saudite për ribalancimin e tregut të naftës. Al-Falih organizoi një marrëveshje midis OPEC dhe prodhuesve të tjerë të mëdhenj të naftës, si Rusia, për të ndaluar prodhimin. Madje Arabia Saudite ishte e para që mori përsipër këto ulje të prodhimit.

Aktualisht, me gjithë përpjekjet për të rritur të ardhurat dhe balancuar buxhetin, Arabisë Saudite i duhet që ta tregtojë naftës me një çmim rreth 80 dollarë për fuçi. Megjithatë, pavarësisht se bashkëpunimi midis shteteve prodhuese të naftës vendosi me sukses një çmim dysheme, ai duket se nuk do të kthehet në nivelet e larta që Arabisë Saudite kishte shpresuar.

Pasi ranë në 26 dollarë për fuçi në fillim të vitit 2016, çmimet e naftës në SHBA arritën 75 dollarë tetorin e kaluar. Sidoqoftë, çmimi bruto aktualisht është ulur nën 60 dollarë. Brent, standardi botëror e tregton naftën me 62 dollarë për fuçi, shumë më poshtë se 80 dollarë deri 85 dollarë që Arabia Saudite kërkon për të balancuar buxhetin e saj. 

ShareTweetShare
Previous Post

SHBA-ja me mesazhe të qarta për ata që do ta marrin pushtetin në Kosovë pas zgjedhjeve

Next Post

Thaçi i kërkoi investime Toyotës në Kosovë, japonezët kishin një kërkesë para se ta bënin këtë

Related Posts

Aksident i rëndë trafiku
Ballina

Aksident i rëndë trafiku

February 14, 2021
Arrijnë fletëvotimet e diasporës
Ballina

Arrijnë fletëvotimet e diasporës

February 12, 2021
Gjendet I vdekur një 22 vjeçar
Ballina

Vetëvritet një femër në Skenderaj

February 11, 2021
Albin Kurti: Thirrje Mërgatës, votoni masivisht!
Ballina

Albin Kurti: Thirrje Mërgatës, votoni masivisht!

February 9, 2021
Pacolli: Po vazhdojnë të tentojnë të zbatojnë programin që prezantoi AKR’ja dikur
Ballina

Pacolli: Po vazhdojnë të tentojnë të zbatojnë programin që prezantoi AKR’ja dikur

February 9, 2021
Next Post
Thaçi i kërkoi investime Toyotës në Kosovë, japonezët kishin një kërkesë para se ta bënin këtë

Thaçi i kërkoi investime Toyotës në Kosovë, japonezët kishin një kërkesë para se ta bënin këtë

Discussion about this post

Mund te ju pelqejn!

Feilcke: BE s’mund edhe t’i izolojë kosovarët, edhe të thotë hiqeni taksën

Feilcke: BE s’mund edhe t’i izolojë kosovarët, edhe të thotë hiqeni taksën

December 20, 2018
I keni përdorur kot së koti: Do habiteni kur të mësoni kuptimet që fshihen pas zemrave emoji me ngjyra të ndryshme

I keni përdorur kot së koti: Do habiteni kur të mësoni kuptimet që fshihen pas zemrave emoji me ngjyra të ndryshme

August 16, 2019
Çfarë duhet të ndryshosh këtë fundvit para se të hyjë 2019-a, e tregon horoskopi

Njihuni me 2 shenjat e Horoskopit që do i japin fund beqarisë gjatë këtij viti

January 8, 2019

Lajme sipas kategorive

GLOBISOT.NET

© 2021 GLOBISOT.NET - LAJMI MË PARË KALON TEK NE!

Rreth Globit

  • Per Ne
  • Misioni
  • Kontakt

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Opinione
  • Tech
  • Receta Gatimi
  • Yjet
  • Te tjera

© 2021 GLOBISOT.NET - LAJMI MË PARË KALON TEK NE!

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?