Dy persona (të mitur) janë shoqëruar në polici për prishje të rendit dhe qetësisë, në Podujevë.
Kështu bëri të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha: “Dy persona janë shoqëruar në stacion policor, të njëjtit janë liruar pasi u është shqiptuar gjoba për prishje të rendit dhe qetësisë publike”.
Sipas burimeve tona kemi mësuar se dy personat e arrestuar janë nxënës të cilët sot kanë marrë pjesë në protestën e maturantëve në Podujevë, për shkak siç pohohej vonesës së organizimit të ekskursionit në Shqipëri./Globisot.net/
Diskutim rreth kësaj post