Tre persona janë arrestuar pasi që i kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:45 në fshatin Makovc, në Prishtinë.
Në raportin policor thuhet: “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, një i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”./Globisot.net/
Diskutim rreth kësaj post