Policia e Kosovës ka arrestuar sot mësuesin 70-vjeçar nga Prizreni, i cili po dyshohet për pedofili.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi tha: “Po ju konfirmoj se i dyshuari F.K është arrestuar dhe shoqëruar në polici. I njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonalë”.
Edhe Prokuroria Themelore në Prizren e ka konfirmuar se ka nisur hetimet.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie Fitore Mehmeti tha: “Lidhur me rastin në fjalë, PTh -Prizren ka autorizuar policinë për mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave. Për rrjedhën e mëtutjeshme të rastit, do të njoftoheni me kohë”.
Dy ditë më parë në emisionin “Piranja”, të ABC News është raportuar për këtë rast të 70 vjeçarit nga Prizreni.
Emisioni në fjalë, ra në gjurmë të pedofilit 70-vjeçar nga Prizreni, me profesion mësues përmes një prezantimi në rrjetet sociale. Për ta vënë në grackë ‘agjentja” e ‘Piranjave’, hap një adresë false në rrjetet sociale duke u shtirur si adoleshente me emrin Kejsi.
Kaq ka mjaftuar që mësuesi t’i bëjë kërkesë miqësie adoleshentes, më pas të nisë me të bisedat erotike dhe të lënë një takim në qytetin e Prizrenit./Globisot.net/
Diskutim rreth kësaj post