Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtime, E.Q. sot rreth orës 10:30.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Kanosje ’’ i dënuar me burgimi prej njëqind e tetëdhjetë (180) ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.