Ylli turk i Romës, Cengiz Under bëri një paraqitje të mirë mbrëmë ndaj Interit, ku shënoi një gol të bukur në barazimin 2-2 në “Olimpico”.
Arsenali ka një interesim të fuqishëm për 21-vjeçarin dhe ka gati 50 milionë euro për të, transmeton Gazeta Express.
Përveç Arsenalit, në garë për të është edhe Bayern Munichu, pasi klubi gjerman e sheh si zëvendësuesin ideal të Arjen Robbenit.
Roma e bleu Cengizin në verën e vitit 2017 për 13 milionë euro nga Altinordu.