Ministrja shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është pritur në Prishtinë në një takim nga Ministren e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli.
Në një njoftim në rrejtet sociale Balluku ka shkruar: “Me Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë në Qeverinë e Kosovës, shkëmbyem mendime sa i takon masave të marra nga të dyja Qeveritë për përballimin e krizës energjetike, e cila ka prekur të gjithë botën.
E njoha me projektin e Qeverisë Shqiptare për portin e lundrueshëm të gazit në Vlorë, duke ftuar që pjesë e këtij projekti rajonal tashmë të bëhet edhe Kosova, si dhe me projektin për ndërtimin e HEC Skavicës.
Dy vepra të rëndësishme me impakt jo vetëm në Shqipëri, por edhe me gjerë. Shprehëm angazhimin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, jo vetëm në energjetikë”./Globisot.net/
Diskutim rreth kësaj post