Skuadra katalunase ka kohë që po e shikon me vëmendje zhvillimin e mbrojtësit italian dhe ata janë të bindur se mund të përfitojnë nga cilësitë e tij.
Sipas asaj që raporton Calciomercato, e ardhja e Romagnolit te Milani është në ajër dhe Blaugranasit mund të përfitojnë nga kjo gjë.
Lojtari 26-vjeçar po i afrohet 18 mujorshit të tij në kontratë dhe është i gatshëm që të provojë një aventurë të re.
Në anën tjetër, Rossonerët ende nuk i kanë ofruar Romagonlit një marrëveshje të re, duke shtuar zërat për një shitje të mundshme.
Barcelona është e gatshme që të pres deri në vitin 2022, për ta transferuar më pas atë si lojtar të lirë, me një kontratë prej pesë milionë euro në sezon.
Discussion about this post