Këngëtarja Greta Koçi i është kundërvënë këtë të mërkurë të gjitha atyre prezantueseve dhe modeleve që i futen rrugës së muzikës pa patur kurrfarë talenti. Teksa njëra nga fanset e ka pyetur se cila nga koleget e saj në Kosovë nuk mund të quhet këngëtare, Greta i është përgjigjur, pa dhënë emra, se janë të shumta në numër si dhe mjaft të dukshme.
“Gjersa është bërë e njohur dhe gjersa ju e cilësoni këngëtare, atëherë s’mund të gjykojmë e të themi se nuk ka vesh për muzikë. Pyetja mund të ishte se cila nga modelet, prezantueset e misset është bërë këngëtare edhe pse s’ka lidhje me këngën. Kësaj pyetjeje ju mund t’ia jepni vet përgjigjen sepse janë aq shumë dhe aq të dukshme sa ja bëjnë muuu”, është shprehur Greta.