• Per Ne
  • Misioni
  • Kontakt
  • Login
GLOBISOT.NET
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Opinione
  • Tech
  • Receta Gatimi
  • Yjet
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Opinione
  • Tech
  • Receta Gatimi
  • Yjet
  • Te tjera
No Result
View All Result
GLOBISOT.NET
Home Ballina

BERZH dhe Oda Ekonomike Amerikane diskutojnë mundësitë e mbështetjes së sektorit privat

July 3, 2019
in Ballina
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbështetja e sektorit privat përmes financimit të projekteve të ndryshme nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është më se i nevojshëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në vend si dhe tërheqje të investimeve të huaja direkte. Kjo u tha gjatë tryezës së organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Udhëheqësin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Kosovë, Neil Taylor.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se BERZH ofron mundësi të mira të financimit për sektorin privat, duke shtuar se portfolio e investimeve në vend është rritur përgjatë viteve.

Zeka shtoi se Oda Amerikane do të donte të shihte rritje të pjesëmarrjes së sektorit privat në portfolion e investimeve të BERZH që momentalisht nuk shkon mbi 30 për qind.

Udhëheqësi i BERZH për Kosovë, Neil Taylor, tha se mbështetja ndaj sektorit privat përmes financimit të projekteve të ndryshme nga BERZH dhe këshillimit mbetet një ndër prioritetet kryesore të BERZH në misionin e saj në Kosovë, duke përmendur se deri tani janë investuar 322 milionë euro në vend gjatë viteve paraprake dhe kanë mbështetur mbi 800 ndërmarrje përmes këshillimit të biznesit.

Rreth zhvillimit dhe mbështetjës së sektorit privat, Taylor theksoi zhvillimin e programit të konkurrueshmërisë të lansuar më herët në partneritet me ProCredit dhe BpB rreth ofrimit të mbështetjes financiare ndaj mikrobizneseve dhe bizneseve të vogla, ku përvec kësaj, tha se zhvillimi i infrastrukturës si dhe rritja e numrit të projekteve në sektorin e energjisë së ripërtëritshme janë disa nga sektorët ku BERZH synon mbështetjen e saj.

Taylor tha se ndër shqetësimet kryesore të BERZH në tërheqjen e investimeve të huaja direkte në vend mbesin sundimi i dobët i ligjit, duke përmendur edhe nivelin e korrupsionit, ekonominë joformale, etj.

Mes të tjerash, ai përmendi disa nga investimet e kësaj banke në Kosovë duke përfshirë një numër të sektorëve të ndryshëm si energji, fuqizimin e grave ndërmarrëse, e shumë të tjera.

Më tutje, bizneset e pranishme patën rastin të diskutojnë fusha të ndryshme ku investimet nga BERZH do të mund të ndihmonin në zhvillimin e tyre si në ekonominë digjitale, ndërtimtari, etj.

ShareTweetShare
Previous Post

Amazon shpallet marka më e vlefshme në botë

Next Post

Marina bëhet romantike për ditëlindjen e Getit, kështu e uron bashkëshortin

Related Posts

Aksident i rëndë trafiku
Ballina

Aksident i rëndë trafiku

February 14, 2021
Arrijnë fletëvotimet e diasporës
Ballina

Arrijnë fletëvotimet e diasporës

February 12, 2021
Gjendet I vdekur një 22 vjeçar
Ballina

Vetëvritet një femër në Skenderaj

February 11, 2021
Albin Kurti: Thirrje Mërgatës, votoni masivisht!
Ballina

Albin Kurti: Thirrje Mërgatës, votoni masivisht!

February 9, 2021
Pacolli: Po vazhdojnë të tentojnë të zbatojnë programin që prezantoi AKR’ja dikur
Ballina

Pacolli: Po vazhdojnë të tentojnë të zbatojnë programin që prezantoi AKR’ja dikur

February 9, 2021
Next Post
Marina bëhet romantike për ditëlindjen e Getit, kështu e uron bashkëshortin

Marina bëhet romantike për ditëlindjen e Getit, kështu e uron bashkëshortin

Discussion about this post

Mund te ju pelqejn!

Shenjat e horoskopit që i mendojnë gjërat më shumë se sa duhet

Mund edhe ta mohojnë. Por këto janë shenjat më XHELOZE të HOROSKOPIT

January 25, 2019
Njësia Speciale ‘Rosu’, prangos moderatorin gjatë emisionit

Njësia Speciale ‘Rosu’, prangos moderatorin gjatë emisionit

November 11, 2018
Rita Ora po kërkon ndihmën tuaj

Rita Ora po kërkon ndihmën tuaj

October 24, 2018

Lajme sipas kategorive

GLOBISOT.NET

© 2021 GLOBISOT.NET - LAJMI MË PARË KALON TEK NE!

Rreth Globit

  • Per Ne
  • Misioni
  • Kontakt

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Opinione
  • Tech
  • Receta Gatimi
  • Yjet
  • Te tjera

© 2021 GLOBISOT.NET - LAJMI MË PARË KALON TEK NE!

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?