Këto biskota përgatiten lehtë dhe janë shumë të shijshme. Të përshtatshme për t’u konsumuar mes vakteve, të shoqëruara me kafe dhe çaj.
Përbërësit:
- 500 gr miell për kek me shije limoni (paketim i gatshëm);
- 2 vezë;
- 1/3 filxhan vaj vegjetal;
- 1 lugë çaji ekstrakt limoni;
- 1/3 filxhan sheqer pluhur.
Përgatitja:
Nxehim paraprakisht furrën në 190 gradë C.
Hedhim miellin në një tas të madh.
Përziejmë me të vezët, vajin dhe ekstraktin e limonit. I trazojmë derisa të përzihen mirë.
Hedhim një lugë çaji të mbushur plot me brumë në një tas me sheqer pluhur. Kështu bëjmë me të gjithë brumin. Rrotullojmë brumin rreth sheqerit derisa të mbulohet lehtë me sheqer.
Pasi të jenë sheqerosur të gjitha biskotat i vendosim ato në një fletë gatimi pa yndyrë.
I pjekim për 6 deri në 9 minuta në furrën e nxehur më parë. Anash, biskotat do të kenë ngjyrë kafe ndërsa dhe brenda do të jenë të buta.