Boksierët kosovarë sërish nuk janë lejuar të hyjnë në Serbi për të marrë pjesë në Botërorin në Beograd.
Këta e ka konfirmuar zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi përmes një postimi në “Facebook”.
Boksierëve kosovarë një ditë më parë iu është pamundësuar hyrja në Serbi, pavarësisht dy tentativave.
“Ekipi i boksit të Kosovës nuk u lejua as sot të hyjë në Serbi, për Kampionatin Botëror të boksit, që mbahet në Beograd”, ka shkruar Krasniqi.