Diego Maradona e humbi toruan duke iu vërsulur me grushte gazetarëve, pasi skuadra e tij Dorados e humbi mundësinë për t’u promovuar në ligën elitare meksikane për shkak se u mposht në ndeshjen e dytë ndaj Atletico San Luis.
Dorados e kishte mposhtur San Luisin 1-0 në ndeshjen e parë, por në ndeshjen e kthimit humbi 4-2 dhe si pasojë nuk arriti të promovohej, transmeton Gazeta Express.
Maradona u përjashtua nga stoli në fund të ndeshjes së parë pasi i kishte abuzuar gjyqtarët e ndeshjes për shkak se nuk i kishin dhënë penallti ekipit të tij. Si pasoi, ai e shikoi ndeshjen e dytë nga tribuna, ku u pa duke pirë nga një shishe birre.
Në video të postuara më vonë në rrjetet sociale, 58-vjeçari shihet duke iu vërsul turmës me gazetarë para se sigurimi ta ndalojë.
Circula en redes un video de Maradona soltando golpes cuando salía del palco donde observó la Final del @AscensoMX entre @Dorados y @AtletideSanLuis
? @mauriciopedroza pic.twitter.com/sLjXHx48Qn
— CANCHA (@reformacancha) December 3, 2018