Në mediat sociale po qarkullon një video e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, duke i dhënë dorën presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, gjatë Samitit të Helsinkit.
Gruaja e presidentit Trump është komentuar shumë për reagimin e saj pasi ka takuar presidentin Putin, duke e cilësuar si “të vetmin person në dhomë që e kupton sa i rrezikshëm është ai burrë”.
Fillimisht Melania Trump shfaqet e buzëqeshur, teksa i jep dorën ish-agjentit të KGB-së, por kur ky largoi vëmendjen, fytyra e saj merr një shprehi tmerri.