Shumë prej nesh i vlerësojnë shumë bizhuteritë, por në të vërtetë nuk e kuptojmë se si guri i preferuar është kthyer nga një kristal i thjeshtë në një xhevahir të lëmuar në duart tona. Me të gjitha llojet e gurëve që gjenden sot në treg është mirë të ndalesh një hap pas dhe të vlerësosh gurin natyral, teksa ngjitesh maleve.
Mund të befasohesh kur zbulon se ata janë të bukur vetëm për mënyrën se si janë përbërë, dhe se si ndikojnë tek ne në varësi të muajit të lindjes.
Garnet është guri i të lindurve në muajin Janar. Simbolizon miqësinë e përjetshme dhe besimin. Dhurate e përkryer për një mik. Garnet është një gur kristali, i cili thuhet se është përdorur që në periudhën e bronzit si gur i çmuar.
Guri i muajit Shkurt është Ametisti, i cili ka ekzistuar që në kohët e lashta, njihet ndryshe guri i “mbretërve”. Gjithashtu nëse mban një bizhuteri me gurë ametist ndihmon të qartësosh idetë.
Akuamarin është guri i të lindurve në muajin Mars. Simbolizon ujin dhe detin. Nëse bëni udhëtime në det atëherë mbajtja e një bizhuterie me gurë akuamarin jua bën udhëtimin më të sigurt.
Diamanti është guri i të lindurve fatlume në muajin Prill. Ehh ç’mund të themi për këtë gur kaq të çmuar.
Smeraldi është guri i të lindurve në muajin Maj. Smeraldi është simboli i rilindjes, i fatit të mirë dhe largpamësisë.
Perla është guri i të lindurve në muajin Qershor. Është vërtet gur shume unik sepse është i vetmi që krijohet nga gjallesat e detit.
Rubini është guri i të lindurve në muajin Korrik. Nëse mbani një bizhuteri me gur Rubin atëherë thuhet që ky gur ngjall shqisat dhe ju nxit imagjinatën . Gjithashtu garanton shëndet , pasuri dhe sukses në dashuri.
Peridot është guri i të lindurve në muajin Gusht. Ky gur thuhet që përthith fuqitë magjike dhe ndihmon për tu mbrojtur nga ëndrrat e këqija sidomos nëse keni fëmijë të vegjël. Ky gur formohet thellë në tokë dhe del në sipërfaqe nga shpërthimi i vullkaneve.
Zafiri është guri i të lindurve në muajin Shtator. Nëse mbani një bizhuteri me gur zafiri thuhet që ju mbron nga të këqijat dhe zilia.
Opali është guri i të lindurve në muajin Tetor. Ky gur simbolizon shpresën. Dhurohet përgjithësisht për 14-vjetorin e lidhjes ose martesës.
Topazi është guri i të lindurve në muajin Nëntor. Topazi është promotor i së vërtetës dhe të thënit “të kam falur” në një mënyre tjetër. Citrina personifikon lumturinë dhe forcën.
Zirkoni është guri i të lindurve në muajin Dhjetor. Ky gur është përdorur për vite me radhë në bizhuteri që imitojnë diamantin. Ideale për t’u vendosur me fustanin e bardhë të nusërisë. Zirkoni me ngjyrë të kuqe është guri më i shtrenjtë. Turquoise (Bruz) është një nga tre gurët e çmuar të dhjetorit. Ka një ngjyrë të errët jeshile në blu dhe është është mjaft i rrallë. Është përdorur për mijëra vjet si gur i çmuar, por edhe si dekorativ për shkak edhe të ngjyrës unike, por kohët e fundit është zhvlerësuar për shkak të imitimeve që hidhen vazhdmimisht në treg.