Gjurmët e vjetra që lihen janë shenjë e një popullimi të hershëm e shenjë e një identiteti etnik.
Fshati Vërbovc i Komunës së Kllokotit i mbipopulluar me popullsi serbe si gjurmë se ai vend për vite ka qenë i banuar nga shqipfolës janë varrezat e atyre që jetuan më parë në këtë vend.
Mirëpo një dukuri tejet shqetësuese ndodhi këto ditë, varrezat qindravjeçare të Çitakëve në fshatin Vërbovc të Komunës së Kllokotit janë bërë rrafsh me tokën.
Këto varreza qindra vite më parë gjatë kohës së Jugosllavisë së Vjetër, përkatësisht kohës së Jugosllavisë së Titos janë ruajtur si varreza të shqiptarëve, kurse tani në Republikën e Kosovës po zhduken tërësisht.
Kosova.info mëson se e gjitha kjo po bëhet falë kontributit të shqiptarëve ku përmes një tenderi të fituar nga dikush nga Peja po rrafshohen dhe po humbasin gjurmët e shqiptarëve. Mësohet se kjo pjesë është duke u rikthyer në park për këtë fshat etnik serb.
Shqetësimi bie në faktin se kush po e shkatërron të kaluarën historike të shqiptarëve, ata që na robëruan për vite apo ata që i përkasin këtij vendi? Kush po shkel në eshtrat e shqiptarëve?
Kjo duhet të bie në ndërgjegjen e atyre që janë përgjegjës e po lejojnë që kjo të ndodhë, pikërisht në Komunën e Vitisë dhe të Kllokotit.
A mos vallë është dashur që Kosova të çlirohet nga okupuesit për të ndodhur ajo që nuk ndodhi gjatë gjithë atyre shekujve robëri?
TURP.