Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ende nuk ka shkuar te Kazerma “Adem Jashari” ku kishte planifikuar të mbante një fjalim para pjesëtarëve të FSK’së, raporton Periskopi.
Nga FSK’ja kanë thënë për Periskopin se janë në pritje të presidentit Thaçi, i cili ende nuk ka arritur në Kazermë.
Në anën tjetër, po raportohet se presidenti Hashim Thaçi aktualisht gjendet në veri të Mitrovicës, ku janë vërenjtur forca të shtuara speciale të Policisë së Kosovës
Për këtë gjë, ende ka paqartësi, pasi Policia nuk e ka mohuar, por as nuk ka dhënë konfirmim zyrtar.
“E theksoj se Policia është duke kryer detyrat e veta me Kushtetutë. Nuk e kam pohuar as mohuar se presidenti është atje. Pasi të përfundojnë disa operacione, nëse e sheh të arsyeshme, del me komunikatë. Derisa zhvillohet një operacion”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi në Veri është i shoqëruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza dhe shefin e AKI’së, Shpend Maxhuni, raporton KTV.