Blerta Deliu- Kodra kandidate për deputete nga PDK ka vizituar një dyqan të pemëve dhe perimeve ku thotë se aty gjetën edhe mjaltë të cilësisë së lartë, shkruan Globisot.net.
Me anë të këtij postimi, Deliu- Kodra ka izonizuar me partinë “Nisma”, e cila zgjedhjet e kaluar u bë kryeteme me “Mjaltën për kalimin e pragut”.
“Me Sabitin u ndalëm për të blerë fruta te ‘Frutaria’. Një biznes i vogël por shembull i punës dhe përkushtimit. PDK ka prioritet mbështetjen dhe stimulimin e sektorëve me potencial të madh zhvillimi si prodhimi i perimeve, pemëtaria, etj.
Në ‘Frutari’ gjeta edhe mjaltë cilësore, jo aso për ‘ta kaluar pragun’ sepse PDK nuk e ka kurrë këtë problem por thjesht ta shijojmë fitoren e ëmbël të 14 shkurtit.
#pdk134
Discussion about this post