Kanë ndodhur ndoshta njëmijë e një gjëra në jetën tuaj këto dy muaj me Afërditën që vjen në shenjën që ju përmbush, Akrepin, zmbrapset aty, kthehet pas në shenjën e Peshores, drejtohet në të njëjtën datë kur zmbrapset Mërkuri, dhe tani më datë 2 Dhjetor, do vijë prap në shenjën e Akrepit.
Fusha e Akrepit për ju përfaqëson partneritete, bashkëpunime, që ndryshe nga periudha që po lejmë pas, do jenë të mira, do rrjedhin pozitivisht. Këtë muaj mund të zgjidhni një mister lidhur me marrëdhëniet tuaja personale. Ajo që ju ka munguar si informacion lidhur me dikë, do ju vijë brenda javës së parë të muajit.
Do zgjidhni lëmshin e temës së marrëdhënieve tuaja me njerëzit e tjerë, konfuzionin mbi atë se çfarë i duhet lidhjes suaj për të ecur suksesshëm përpara. Brenda datës 18 Dhjetor do keni një moment “uau”, një moment kur zbuloni diçka që s’prisnit të kuptonit. Do e keni nxënë një mësim të caktuar lidhur me marrëdhëniet në jetën tuaj deri në atë datë. Nëse keni punuar shumë për të kuptuar mbi një bashkëpunim, mbi një alenacë të mundshme biznesi.
Nëse e keni ndaluar veten për t’iu përkushtuar dikujt në dashuri, tani do ndjeheni më kurajozë, më gati për të përballuar frikën sepse do përballeni me këtë frikë brenda datës 18 dhe do e kapërceni
Më datë 7 Dhjetor kemi hënën e re në shenjën e Shigjetarit e cila do ju ndihmojë që të filloni me energji të reja të merreni me menaxhimin e të ardhurave, faturave, llogarive bankare, financave që i keni të përbashkëta me partnerin, zotërimeve si shtëpia që mund ta keni bashkë me partnerin dhe për pasojë.
Muaji Dhjetor është muaj shumë i mirë për tu shëruar energjikisht sidomos nëpërmjet afrimit intim me partnerin, qoftë në mënyrë më fizike apo nëpërmjet zhvillimit të një biesede ose disa bisedave që thelon lidhjen mes jush. energjia ek ëtij muaji ju fton që të përjetoni forcimin e një marrëdhënieje shumë të rëndësishme ecila do ju ndikojë gjatë.
Hëna e plotë e datës 22 Dhjetor, do ju ndihmojë që të konkludoni me një çeshtje që ka të bëjë me komunikimin, marketingun e punës suaj, rritjen e rethit tuaj shoqëror. Mund të merreni më shumë me shkrim, me transmetim lajmesh, flajësh, informacionesh. Do jeni më aktivë në biseda, më iniciator për të nisur diskutime të ndryshme.
Marsi do ju ndihmojë që në fund të muajit dhe në fillim të vitit, të punoni fort mbi një projekt prapa skene, një projekt që askush që nuk ju ka shumë afër, nuk e di dhe as nuk e pret. Do e përfundoni vitin në mënyrë shumë të fortë, me shumë energji.
Do ndjeheni shumë të karikuar për tu marrë me atë që e dini që është pjesë e fatit tuaj,ajo që ju takon juve do mbrohet prej jush dhe do çohet në nivel tjetër.
Qiell të mbarë.