Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot pritet që të vazhdojë gjykimi i deputetit të Kuvendit të Kosovës Naser Osmani dhe shtatë të akuzuarve të tjerëve, gjykim ky i cili lidhet me privatizimin e Fabrikës “FAN” në Podujevë.
Në seancën e kaluar në cilësi të dëshmitarit ishte dëgjuar eksperti maqedonas Marian Andonov, i cili ka dëshmuar në lidhje me raportin të cilin e kishte hartuar rreth auditimit të ndërmarrjes “FAN”.
Gjykimi për privatizimin e fabrikës “FAN” është rast i shënjestruar për liberalizimin e vizave.
Në këtë rast gjyqësor, Naser Osmani bashkë me 7 persona të tjerë po gjykohen në lidhje me privatizimin e fabrikës “Fan” në Podujevë.
Në kohën për të cilën akuzohet, deputeti Osmani ka qenë anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Përveç tij, pjesë e gjykimit janë edhe Bahri Shabani, Melita Ymeraga, Shkëlzen Lluka, Naim Avdiu, Agron Kamberi dhe Adrian Kelmendi (të gjithë zyrtarë të AKP-së), si dhe Agim Deshishku si blerës i fabrikës “Fan”.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/deputeti-i-ldk-se-sot-del-para-gjykates-543117/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright