I dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në fshati Gradicë të Drenasit është dorëzuar në Policinë e Kosovës, ku mbeti një person i vdekur dhe një i plagosur rëndë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vrasja dhe plagosja e dy personave ka ardhur si pasoj e mosmarrëveshjes.
I dyshuari është dorëzuar në polici sot rreth orës 8:30, të cilit i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast.
“Sot rreth orës 08:30, është dorëzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit po ashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.
Gjithashtu policia ka dhënë detaje se si ka ardhur deri tek vrasje e 15 vjeçarit dhe plagosja e babit të tij.
“Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet që me armë zjarri kanë qëlluar dy viktimat meshkuj kosovarë dhe si pasoj e plagëve të marra, viktima i mitur ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një veturë e llojit Golf 2 të cilat dyshohet që janë përdorur në rast. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë./Globisot.net/