Ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku është dorëzuar në polici, pas urdhër ndalimit të lëshuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Prokruroria Themelore e Mitrovicës sot ka kërkuar nga Gjykata Themelore që të caktoj masën e paraburgimit për Faton Lushtakun dhe Arif Lushtakun.
Lushtaku dhe familjarët e tij dyshohen se kanë plagosur dy zyrtarë policor të shtunën mbrëma në Skenderaj, si rezultat i shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik. /Globisot.net/