Deputeti i LDK-së dhe ish analisti politik, Driton Selmanaj del të jetë më shumë se kaq. Selmanaj, i cili në LDK hyri nga “dera” e analistit, një kohë është marrë edhe me aktivitete kulturore.
Dritoni i cili vije nga Suhareka, del të ketë qenë edhe valltar profesionist.
Lajmi.net merr vesh se ai ka qenë pjesë e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.
Po ashtu lajmi.net ka siguruar edhe fotografi ku Selmanaj shihet duke vallëzuar.
Selmanajt në vitin 2014 i ishte ndarë edhe mirënjohje nga “Shota”.
Nëse anëtarët femra të Ansamblit “Shota” quhen shota, atëherë si do të quheshin meshkujt e këtij Ansambli? “Shotanë”! /Lajmi.net/