Sipas raportit të Ministris së Shëndetësisë së Kosovës, brenda 24 orëve dy pacientë kanë vdekur nga coronavirusi.
Gjithashtu janë 952 raste pozitive, nga 2.619 mostra që janë testuar.
Numri i rasteve aktive ka shkaur në 7.837, ndërsa 512 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.
Deri më tani në vendin tonë janë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.
Ndërkaq, mbi 900 mijë banorë kanë marrë dozën e parë, mbi 800 mijë të dyja dozat, ndërsa edhe të tretën mbi 100 mijë.
Prej raportimit të rasteve të para me COVID-19, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 3.178 vdekje. /Globisot.net/