Tre ditë më parë, Seven Saraqi akuzoi Noizyn me një postim në Instastory, ku shkruante se ky i fundit i kishte kërkuar të fshinte nga Youtube bashkëpunimin e tyre “Si me kon zezakë”
“Noizy kërkon të tërheq këngën “Si me kon zezake” para 4 vitesh. Nuk mundem ta bëj tag se më ka bërë block. Tek kënga “Si me kon zezake” shumë mirë e dimë që vet ti ke dashur të hysh në këngë kur e kemi punuar në studio me Boom-in. E ke ditur që është hit për atë arsye ke hyrë si mysafir. Me të vërtetë dua të di pse je i nevrikosur? Është dashuri, është thjesht muzikë, mos u drejto nga ndjenjat Kiki, lol”.”- shkroi Seven, i cili më pas e fshiu postimin.
Ditën e sotme, Noizy ka reaguar për herë të parë pas deklaratës ku Seven e akuzonte rëndë reperin. “Nëse nuk ke nga këto, nuk do të ta kthej diss-in mbrapsh.”- ka shkruar Noizy në postimin ku ka filmuar makinat e tij luksoze, duke lënë të kuptohet se nuk ka asgjë më shumë për të thënë për Seven