Pas Valon Behramit, edhe Gelson Fernandes është përshëndetur nga Kombëtarja e Zvicrës.
Mirëpo, për dallim nga futbollisti kosovar, Fernandes ka thënë se është mirë që janë bërë këto ndryshime pasi tash e tutje duhet t’ju jepet rasti futbollistëve të rinj.
“Ishte një nder, jam krenar që luajta për Zvicrën”, ka shkruar 31 vjeçari në “Twitter”.
Krahas, Fernandesit dhe Behramit, nga Kombëtarja u larguan edhe veteranët tjerë, Stephan Lichtsteiner, Johan Djourou e Blerim Dzemaili.
Në tërë këto vite që i kam kaluar në Kombëtare, kam luajtur me gjenerata të ndryshme. Jam i sigurt se jemi në rrugën e duhur”, ka shkruar Fernandes.
Ai ka zhvilluar 67 ndeshje me Zvicrën dhe ka realizuar 2 gola.