Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Republikës së Kosovës i ka gjobitur edhe 868 persona për shkak të mos respektimit të masave anticovid.
Ligji për Pandeminë ka 29 nene dhe i rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.
Në nenin 24 par.5 të këtij Ligji thuhet “Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro”./Globisot.net/