Aktori shumë i njohur turk i ka dedikuar një postim ditës së Pavarësisë së Shipërisë.
Ai është bashkëshorti i aktores shqiptare Almeda Abazi, e ata madje po presin të bëhen prindër për herë të parë.
Me këtë rast, aktori i njohur dhe shumë i dashur turk, Tolgahan Sayisman ka bërë një postim për 28 nëntor në profilin e tij në Instagram.
Tolga ka postuar një fotografi të flamurit kuq e zi, ndërsa në shqip ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Shqipëri”.
Sigurisht, ai ka marrë pak ndihmë nga Almeda për këtë postim, por Tolgahan shumë shpesh e ka shprehur dashurinë e tij për shqipërinë dhe Shqiptarët.