Mesa duket Baton Haxhiu e ka marrë rrolin e ndërmjetësimit për të krijuar qeverinë e re, pas lajmeve që ndoshta Lista Serbe është duke dalë nga qeveria, shkruan Parrotlla.net.
Për këtë ai është takuar me Dardan Sejdiun, përfaqësuesin e 12 ish deputëteve të VV-së të dalë si të pavarur, të cilët mesa duket janë të interesuar të jenë pjesë e ekzekutivit të Kosovës.
Takimi është zhvilluar në një prej lokaleve pranë ndërtesës së qeverisë, dhe biseda dukej se ishte shumë serioze e shoqëruar madje edhe me nota nervozizmi herë pas here, kanë thënë myshterinjtë pranë Haxhiut-Sejdiut, të cilët kanë përcjellë reagimet e kësaj dysheje që shpesh është parë të përfaqësojë interesa të përbashkëta./Parrotlla.net/