EKSLUZIVE: Flet tekniku Kuq e Zi

Në një intervistë ekskluzive për Globisot.net para derbit të BKT-Supërligës me Prishtinën rrëfehët Tahir Lushtaku

683
Shperndaje

/globisot.net/ Trajner si e vlerëroni rrugëtimin  e Drenicës në xhirot që lamë pas.?

Tahir Lushtaku  trajner i Drenicës “Natyrisht nëse flasim për ecurin dhe rrugtimin e këtyre 11 xhirove jam i kënaqur me rezultatët qe i kemi arritur sepse këto rezultate qe i kemi janë ardhe në saje te punës së përbashkët, stafit të trajnerave dhe futbollistëve me një  disiplin, detyra, djers dhe pune profesionale me grupin e futbollistëve shtabin teknik dhe kryesinë e klubit.


/globisot.net/ Cila është forma e ekipës dhe atëmosfera brenda skuadres.?

Lushtaku: “Forma e ekipës është shumë e mire apo me thane ne nivelin ma te lartë qe mundemi  me pasë, ku edhe tregon atmosfera ne stërvitje dhe ne qdo aspekt e dëshmojnë edhe shume video se me te vertet kemi ekip te bashkuar ne harmoni maksimale që mund ta ketë një grup futbollistësh në një klub futbolli.

/globisot.net/ A është kthyer tifozëria tradicionale e klubit dhe si janë raportët e klubit me “SHQIPONJAT E ZEZA”.?

Lushtaku: “Po besoj qe tifozëria nga ndeshja ne ndeshje  po rritët, kjo sepse me rezultate te mira qe kemi ka ndikuar tëk dashamirët e Klubit dhe eshte rikthy në nomër  shume më te madh ne stadium e sidomos ata tifozët  e shumte qe janë tradicional e edhe Shqiponjat e zeza, normalisht qe edhe bashkpunimi eshte ne nivel ne mes klubit dhe tifozve.

/globisot.net/ Cili është klubi më i papërshtatshëm për ju në BKT – Supërligën e Kosovës në Futboll.?

Lushtaku: “Nuk kisha dashtë me vequ ndonje klub si ma të pa pershtatshme sepse te gjitha klubet janë duke bërë përpjekjët e tyre të paraqitën sa ma mirë, në raport me Drenicën  e veqoj ndoshta Driten si ekip qe kemi vështirësit kur lujmë  si vendas jo diqka tjetër kjo eshte e vetmi ekip ma i veqant por kjo vlen vetëm kur luajmë si vendas.

/globisot.net/  Keni reaguar për titullin “YLLI I JAVËS” pse mendoni se i është bërë e pa drejtë Sambës braziliane KUQ E ZI – Denisson.?

Lushtaku: “Po realisht na kemi reaguar ne mënyr sportive sa i perket yllit te javes dhe mendimi im dhe i stafit tim po besoj qe edhe ni numri te madhe sportadashes pajtohen qe e ka meritu Denison “YLLI I JAVËS” pa dasht me ja mohu formen e mire Ermal Krasniqit sepse eshte ni nder futbollistat ma te mire si sulmus krahu por këtë xhiro mendoj dhe qendroj prapa asaj qe Denison e ka meritu më shumë se secili me u shpalle  “ylli i javes”

/globisot.net/ Cilat janë pretëndimet e Drenicës dhe qka prisni në ndeshjën derbi në BKT – Superligën e Kosovës në Futboll kundër Prishtinës.?

Lushtaku: “Po tash nese flasum për pretendimet e klubit se cilat jane për ndeshjën kundër FC Prishtinës atëhere une e kam thane qe udhtojmë per rezultat te plote apo pozitiv,  e dijmë qe Prishtina eshte ekip e madhe dhe pavarësisht krizes se rezultatëve që ja momentalisht prap se prap është klubi ma i madh ne Kosovë dhe nuk e ka fare veshtire që te kthehët ne formë dhe ne rezultate pozitive por pavarsisht kësaj ne do të mundohemi qe te pregaditum maksimalisht për këtë ndeshje dhe udhtojmë ta bëjmë një paraqitje te mire, ta aplikojmë  lojen ne formen dhe mënyren qe do vendosim te luajm ne Fadil Vokrri dhe jam optimist qe te marrum ma të  mirën te mundshme nga kjo përballje.

/globisot.net/ Ku e sheh Drenicën në fund të stinorit sportiv 2021 / 2022.?

Lushtaku: “Ehhh ku e shof Drenicen ne fund te sezones kjo është  pytje delikate sepse sa varet prej meje dhe stafit dhe futbollistave ne veç ja kemi qitë detyrat veti si klub thjeshtë arritja e daljes ne Europë,  por janë shumë faktor tjjerë qe ndikojnë ne ecurinë e rezultatëve dhe objektivit te klubit, sigurishtë nëse nuk kemi probleme financiare dhe nese klubi organizohet ende ma shumë dhe arrijmë të bëjmë disa transfere me futbollist në repartët ku kemi nëvoj në pranver atëhere dalja ne Gara Europiane do jete ma afër dhe jam optimist qe do arrijna këtë qëllim qe ti bëjmë te lumtur krejtë njërzit dhe tifozet e qytetit tone Skenderaj.

Ndërkohë ditëve të fundit të gjitha gazetat e ndryshme janë bërë shumë tituj rreth lojtarit “SAMBA KUQ E ZI” kanë bërë intervistë me “YLLIN E DRENICËS” për kohën dhe cilësitë e tijë ka folur vet Braziljani Kuq e Zi.

 

Samba braziliane e Drenicës – Denisson rrëfehet për të gjitha, nga acari i Kosovës te kthimi në yll që po shkëlqen në BKT Superligë

Denisson Silva zbarkoi në afatin kalimtar të janarit te Drenica, por vetëm në këtë sezon ka filluar t’i tregojë vlerat e tij, duke shkëlqyer pothuajse në çdo ndeshje.

▪️ Forma e tij e mirë
▪️ Acari që e gjeti dhe ndihma e lojtarëve
▪️ Golat deri tani dhe pozita e Drenicës
▪️ Kundërshtarët për Evropë
▪️ Rivali më i fortë në fushë
▪️ Ndeshja e radhës

🔴⚫️ Rrëfimi i Brazilianit të Drenicës Denisson për të gjitha.

Braziliani po vallëzon këtë sezon mes mbrojtjeve kundërshtare dhe është një nga armët më të forta të Drenicës, që këtë vit po lufton për pjesën e epërme të renditjes.

Denisson ka shënuar pesë gola deri më tani në BKT Superligë, ndërsa që nga koha kur Serginho (tani lojtar te Giresunspor) luante te Hajvalia, nuk ka pasur brazilian më kualitativ në futbollin tonë.

Braziliani në ndeshjen e fundit, ku skuadra e tij shënoi fitore ndaj Dukagjinit me rezultat 2-0, shënoi të dy golat.

Në një intervistë për Telegrafin, Denisson ka folur për përshtatjen e tij te Drenica, formën , kundërshtarët dhe gjithçka tjetër.

Ai thotë se pas një kohe ka filluar të ndjehet mirë, duke u përshtatur edhe me motin, pasi për dallim nga Brazili këtu bën më ftohtë. Ai thotë se bashkëlojtarët dhe tifozët e kanë bërë që të përshtatet shpejtë.

“Tani po ndihem mirë. Është një vend interesant. Kemi tifozë të mirë, bashkëlojtarë të mirë, që më kanë ndihmuar shumë që kur erdha këtu”.

“Për ne brazilianët nuk është e lehtë në momentin e parë, sepse nuk jemi mësuar me dimrin e ftohtë, dhe gjërat e tjera, por gjithmonë gjejmë një mënyrë për t’i bërë gjërat më të lehta”, deklaroi fillimisht ai.

Denisson beson që skuadra e ka filluar sezonin shumë mirë, ndërsa shton se me mentalitetin e duhur, ata do të arrijnë të kapin Evropën.

“Ne e filluam këtë sezon shumë mirë, nëse kemi një mentalitet fituesi dhe qëndrojmë të përqendruar në çdo ndeshje, jam i sigurt se mund të luftojmë për Evropën”, shtoi ai.

Me pesë golat e shënuar dhe asistimet ai është duke u kthyer në njërin ndër lojtarët më të rrezikshëm në Superligë, ku edhe vet është i kënaqur me formën, por beson që mundet edhe më shumë.

“Gjërat po funksionojnë mirë, siç prisja para fillimit të sezonit. Me pesë gola deri tani. Jam i sigurt se do të vazhdoj të përmirësohem dhe do të bëj gjithnjë e më shumë gjëra të mëdha për ekipin dhe për veten time”, ka thënë Denisson për Telegrafin.

Tutje ish futbollisti që ka luajtur te Braga B në Portugali, deklarohet edhe për rivalët për titull dhe lojtarin më kualitativ që luajtur kundër tij në Kosovë.

“Këtu ka ekipe të mira, si Prishtina, Ballkani, Drita. Është gjithmonë një luftë e mirë me ta. Ata kanë shumë lojtarë të mirë”.

“Duke folur për lojtarët kundërshtarë, sigurisht që shohim shumë lojtarë të mirë, por ai që më bëri më shumë përshtypje ishte Erjon Vucaj, lojtari i Dritës. Për mua ai është një nga mesfushorët më të mirë kundër të cilëve kam luajtur”, nënvizoi Denisson.

Në fundjavë Drenica luan ndaj Prishtinës në stadiumi “Fadil Vokrri’, ku braziliani do të kërkojë sërish të shijojë ‘samban’ e tij në fushë dhe pse jo të marr tri pikët.

“Pres një ndeshje të vështirë, sepse ata (Prishtina) janë një nga klubet më të mëdha në këtë vend. Çdo ndeshje kundër tyre është një luftë për ne. Shpresoj se mund të bëjmë një punë të mirë atje dhe t’i marrim tri pikë”, përfundoi Denisson.

Drenica aktualisht gjendet në vendin e dytë me 20 pikë.

Ndërkohe i ashpër ka qenë reagimi i Klubit Drenica që përmes timonierit Tahir Lushtaku kanë shfaqë paknaqësitë e tyre për vlerësimin e një futbollisti tjetër për qmimin e javës të emertuar “YLLI I JAVËS”
Reagim në lidhje me perzgjedhjen e ‘Yllit të Javës’ së 11-të nga BKT-Supërliga dhe FFK.

Ne vlerësojmë, se Jose Denisson me dy gola dhe paraqitjen e tij kundër KF Dukagjinit e ka merituar çmimin ‘Ylli i Javës’ për xhiron e 11-të.

 

/globisot.net/

Të ngjashme Postime

Postimi tjetër

Diskutim rreth kësaj post

ADVERTISEMENT

Lajmet e fundit ne Globi!