Era Istrefin duket se e duan edhe në Brazil.
Këngëtarja këtë herë është nominuar për një çmim shumë të rëndësishëm në Brazil.
Era është në garë për t’u zgjedhur si artistja më e mirë e re nga skena ndërkombëtare, në BreakTudo Awards
Këto çmime ndahen në Brazil për çdo vit, për artistët më të suksesshëm të vitit, ndërsa vetëm nominimi i Erës është një sukses i madh, pasi do të thotë se ajo ka qenë ndër artistet më të dëgjuara të vitit në këtë vend.
Sukseset për Erën këtë vit siç duket nuk do të ndalen.