Erërat e fuqishme kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në rrjetin energjetik të zonës së Dukagjinit.
KEDS ka njoftuar se përkeqësimi I kushteve atmosferike dhe erërat e forta kanë bërë që energjia elektrike ne rajonin e Dukagjinit të dale jashtë funksionit.
“Peja dhe Gjakova janë zonat më të afektuara aktualisht, ku erërat e fuqishme po vazhdojnë me intenzitet të lartë duke vështirësuar edhe punën e ekipeve të terrenit.
KEDS ka angazhuar menjëherë dhjetëra ekipe të cilët kanë dal në terren për të riparuar dëmet në mënyrë që të rikthehet furnizimi me energji për konsumatorët e këtijë rajoni.
KEDS njëherazi ju bën thirrje qytetarëve që në rast se shohin ndonjë avari në rrjet, asesi të mos i afrohen por të telefonojnë Qendrën e Thirrjeve në 0800 791 00 apo të shkruajnë përmes rrjeteve sociale”, thuhet në njoftimin e KEDS’it. /Globisot.net/
Discussion about this post