Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit neni 20 par.3 fotografinë e Presidentit të Republikës së Kosovës, ky nen i obligon të gjitha zyrat e institucioneve që ta mbajnë.
Fotografia zyrtare e Presidentes Osmani është përzgjedhur nga një komision i përbërë prej katër artistëve: përfaqësuesi i protokollit të shtetit, përfaqësuesi i protokollit të Kuvendit të Kosovës dhe dy përfaqësues nga Presidenca e Kosovës.
Është bërë përzgjedhja e fotografisë zyrtare të Presidentes Vjosa Osmani dhe e njëjta është vendosur në Presidencë dhe u është dërguar edhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese./Globisot.net/