Ky është horoskopi për ditën e premte, 28 qershor 2019. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi- Dashuria do të jetë protagoniste e kësaj fundjave. Mund të jetohet një histori e mbushur me entuziazëm. Bëni kujdes të mos përfshiheni në historitë që nuk ekzistojnë prej kohësh.
Demi- Kjo e premte kërkon më shumë vëmendje lidhur me llogaritë e shtëpisë, të cilat kërkojnë më shumë kujdes. Fatkeqësisht gjatë kësaj fundjave, parashikohen të reja negative në horizont të cilat do të arrijnë pikën kulmore.
Binjakët- Këshillohet që të tregoheni të kujdesshëm në zgjedhjet që do të bëni, pasi do të jenë vendimtare. Gjatë fundjavës parashikohet një takim i rëndësishëm në horizont.
Gaforrja- Keni nevojë që të dilni nga rutina e përditshme. Kalimi i Venusit në shenjën tuaj do të ketë një rëndësi mjaft të madhe.
Luani- Kjo e premte do të jetë një ditë mjaft e ngarkuar. Në dashuri është rasti që të gjeni disi më shumë rehati. Lidhur me diskutimet dhe debatet, bëni mirë ti shtyni për të dielën.
Virgjëresha- Ju pret një nga ditët më të mira për të përjetuar momente të mbushura me emocione në dashuri. Kjo është një periudhë mjaft e rëndësishme sa i takon ndjenjave.
Peshorja- Kjo e premte do të jetë mjaft e favorshme sa i takon ndjenjave. Gjithë ata që do të kërkojnë konfirmime, do i marrin. Parashikohet një ditë e ekuilibruar.
Akrepi- Duhet të tregoheni të kujdesshëm lidhur me raportet sentimentale dhe miqësinë. Duhet të sheshoni çdo keqkuptim pa ardhur e shtuna.
Shigjetari- Kryefjala për të lindurit e kësaj shenje është qetësia. Paolo Fox këshillon që të tregoheni të kujdesshëm ndaj nervozizmit, sidomos pasi mund të ketë kundërshti në dashuri.
Bricjapi- Këshillohet që të tregoheni më të durueshëm gjatë kësaj dite, pasi pjesa e dytë e ditës do të jetë shumë interesante. Do të përjetoni emocione të forta të cilat nuk i keni jetuar me parë.
Ujori- Do të ndiheni të lodhur dhe të mbushur me nervozizëm, megjithatë do të ndiheni shumë herë më të lirshëm në raport me më parë, shkruan noa.al.
Peshqit- Do të jeni shumë të dhënë pas një projekti. Kjo ditë do të jetë shumë e favorshme për të kuptuar më mirë, diçka e cila momentalisht nuk po funksionon. Bëni kujdes ndaj fjalëve që do të thoni.
Discussion about this post