Florian Qehaja merr detyrën e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut!

662
Shperndaje
2k
VIEWS

Florian Qehaja ka pranuar sot detyrën e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin e ambasades thuhet: “Me një ceremoni solemne, sot I ngarkuari me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup z. Prindon Sadriu ka pritur Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut z. Florian Qehaja.

Në prani të diplomatëve të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup, po ashtu edhe të Konsullatës të Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strugë, si dhe përfaqësuesit të Republikës së Kosovës në MARRI është pritur Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Florian Qehaja, i cili zyrtarisht mori detyrën nga z. Sadriu.

Ambasadori Qehaja falënderoj z Prindon Sadriu si dhe diplomatët tjerë për pritjen e ngrohtë, gjithashtu u zotua për bashkëpunim të mirëfilltë, duke vlerësuar lartë angazhimet në interes të Republikës së Kosovës.

Ambasadori Qehaja sot pritet që ti dorëzoj kopjet e letrave kredenciale tek Ministri i Jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Bujar Osmani”./Globisot.net/

Të ngjashme Postime

Postimi tjetër

Diskutim rreth kësaj post

ADVERTISEMENT

Lajmet e fundit ne Globi!

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.