Globisot.net
  • Ballina
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Botë
    • Ekskluzive
    • Kosovë
    • Kronika e zezë
    • Rajoni
    • Shqipëri

    Kurti për kërkesën e SBASHK-ut: Kërcënimet e shantazhet i dua kaq para çdo muaj, nuk pranohen

    Ambasadori gjerman paralajmëron konferencë më 3 nëntor për Procesin e Berlinit

    “Nuk mund të mbështesim edhe humbjet në kriptovaluta”, “shokët e tu kanë tregu se ke edhe ti, por nuk i deklaron”, Murati e Krasniqi përplasen në Kuvend

    Kurti në Tiranë, takohet me Ramën në vilën qeveritare

    Sulmi kibernetik në Telekom i ndërpret shërbimet e internetit

    Kurti fton konferencë pas takimit me Këshillin Grevist

    Rasti Dehari, ministrja Haxhiu ngre dyshime për manipulim të provave brenda SHKK-së

    Arrestohet një person në Shtime, ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës

    E kërcënoi me vrasje ish-bashkëshorten në prani të fëmijëve, përfundon në paraburgim qytetari i Manastirit

    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Rajoni
    • Botë
    • Kronika e zezë
    • Ekskluzive
    • Opinione
  • Sport
    • Të gjitha
    • Basketboll
    • Futboll
    • Sporte tjera
    • Tenis

    E ardhmja e Inzaghit në dyshim, dy trajnerë në listën e Interit për ta zëvendësuar italianin

    Rashica i lumtur që është pjesë e Galatasarayt, mezi pret t’i takoj tifozët

    Krasniqi vazhdon zyrtarisht me Royal Antwerpin

    ALBI MALL sponsor gjeneral i Superligës së Kosovës në futboll

    Werner drejt largimit nga Chelsea, pesë skuadra duan transferimin e gjermanit

    Laurit Krasniqi i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës

    Zyrtare: Eros Grezda, lojtar i ri i Manisa Football Club

    Top 10 shënjestrat e Manchester Unitedit dhe sa kushtojnë ato – Ten Hag me presion ndaj bordit të Djajve të Kuq

    Chelsea shqetësohet nga Bayerni për De Ligt, përqendrim i plotë te Ake

    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Sporte tjera
  • Yje
  • Tech
  • Shendetesi
  • Receta Gatimi
    • Të gjitha
    • Brumëra
    • Ëmbëlsira
    • Gjella
    • Receta për Bebe apo Fëmijë
    • Sallata
    • Supa

    Rizoto me fileto pule dhe perime

    Komposto kumbulle pa konservues

    Biskota me limon

    Pankek me cokollatë, banane dhe krem Milkadelphia

    Receta e famshme e TikTok-ut, bukë me hudhra

    Dreka për vetëm 30 minuta: Gjyveç i shëndetshëm dhe i shijshëm me oriz dhe spinaq

    Keshkuli tradicional turk: Një ëmbëlsirë që i ngjan në mënyrë të papërmbajtshme rafaelos

    Salcë universale për të gjitha llojet e mishit: Receta më e mirë të cilën mund do ta keni!

    10 ushqimet më të mira për bebin

    • Brumëra
    • Ëmbëlsira
    • Gjella
    • Sallata
    • Supa
  • Te tjera
    • Të gjitha
    • Astrologji
    • Film
    • Fun
    • Jetë
    • Te pa thena

    4 shenja që tregojnë se do të keni sukses në takimin e parë

    Brat Co/Stocksy United

    Rutina e mëngjesit ndryshon ditën tuaj: Organizojeni në këtë mënyrë

    Horoskopi Ditor e Premte 16 Shtator 2022

    Një, disa apo fare? Sa fëmijë do të keni sipas shenjës së Horoskopit

    Haradinaj, Kurtit: Energjetika – kjo plagë e pashërueshme e Kosovës, nuk shërohet me këshilla nga interneti

    Horoskopi Ditor e Enjte 15 Shtator 2022

    Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimi i shenjave nga 12 deri më 18 shtator 2022

    Horoskopi Ditor e Hënë 12 Shtator 2022

    Pse dhëndrit nuk i lejohet ta shohë nusen me vello para dasmës?

    • Astrologji
    • Film
    • Fun
    • Jetë
    • Te pa thena
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Botë
    • Ekskluzive
    • Kosovë
    • Kronika e zezë
    • Rajoni
    • Shqipëri

    Kurti për kërkesën e SBASHK-ut: Kërcënimet e shantazhet i dua kaq para çdo muaj, nuk pranohen

    Ambasadori gjerman paralajmëron konferencë më 3 nëntor për Procesin e Berlinit

    “Nuk mund të mbështesim edhe humbjet në kriptovaluta”, “shokët e tu kanë tregu se ke edhe ti, por nuk i deklaron”, Murati e Krasniqi përplasen në Kuvend

    Kurti në Tiranë, takohet me Ramën në vilën qeveritare

    Sulmi kibernetik në Telekom i ndërpret shërbimet e internetit

    Kurti fton konferencë pas takimit me Këshillin Grevist

    Rasti Dehari, ministrja Haxhiu ngre dyshime për manipulim të provave brenda SHKK-së

    Arrestohet një person në Shtime, ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës

    E kërcënoi me vrasje ish-bashkëshorten në prani të fëmijëve, përfundon në paraburgim qytetari i Manastirit

    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Rajoni
    • Botë
    • Kronika e zezë
    • Ekskluzive
    • Opinione
  • Sport
    • Të gjitha
    • Basketboll
    • Futboll
    • Sporte tjera
    • Tenis

    E ardhmja e Inzaghit në dyshim, dy trajnerë në listën e Interit për ta zëvendësuar italianin

    Rashica i lumtur që është pjesë e Galatasarayt, mezi pret t’i takoj tifozët

    Krasniqi vazhdon zyrtarisht me Royal Antwerpin

    ALBI MALL sponsor gjeneral i Superligës së Kosovës në futboll

    Werner drejt largimit nga Chelsea, pesë skuadra duan transferimin e gjermanit

    Laurit Krasniqi i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës

    Zyrtare: Eros Grezda, lojtar i ri i Manisa Football Club

    Top 10 shënjestrat e Manchester Unitedit dhe sa kushtojnë ato – Ten Hag me presion ndaj bordit të Djajve të Kuq

    Chelsea shqetësohet nga Bayerni për De Ligt, përqendrim i plotë te Ake

    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Sporte tjera
  • Yje
  • Tech
  • Shendetesi
  • Receta Gatimi
    • Të gjitha
    • Brumëra
    • Ëmbëlsira
    • Gjella
    • Receta për Bebe apo Fëmijë
    • Sallata
    • Supa

    Rizoto me fileto pule dhe perime

    Komposto kumbulle pa konservues

    Biskota me limon

    Pankek me cokollatë, banane dhe krem Milkadelphia

    Receta e famshme e TikTok-ut, bukë me hudhra

    Dreka për vetëm 30 minuta: Gjyveç i shëndetshëm dhe i shijshëm me oriz dhe spinaq

    Keshkuli tradicional turk: Një ëmbëlsirë që i ngjan në mënyrë të papërmbajtshme rafaelos

    Salcë universale për të gjitha llojet e mishit: Receta më e mirë të cilën mund do ta keni!

    10 ushqimet më të mira për bebin

    • Brumëra
    • Ëmbëlsira
    • Gjella
    • Sallata
    • Supa
  • Te tjera
    • Të gjitha
    • Astrologji
    • Film
    • Fun
    • Jetë
    • Te pa thena

    4 shenja që tregojnë se do të keni sukses në takimin e parë

    Brat Co/Stocksy United

    Rutina e mëngjesit ndryshon ditën tuaj: Organizojeni në këtë mënyrë

    Horoskopi Ditor e Premte 16 Shtator 2022

    Një, disa apo fare? Sa fëmijë do të keni sipas shenjës së Horoskopit

    Haradinaj, Kurtit: Energjetika – kjo plagë e pashërueshme e Kosovës, nuk shërohet me këshilla nga interneti

    Horoskopi Ditor e Enjte 15 Shtator 2022

    Horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimi i shenjave nga 12 deri më 18 shtator 2022

    Horoskopi Ditor e Hënë 12 Shtator 2022

    Pse dhëndrit nuk i lejohet ta shohë nusen me vello para dasmës?

    • Astrologji
    • Film
    • Fun
    • Jetë
    • Te pa thena
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Globisot.net
Home Lajme Botë

Gazeta gjermane zbulon bisedat sekrete: Ali Ahmeti ishte kundër referendumit

01/10/2018
641 20
661
Shperndaje
2k
VIEWS
Shpërndaje në Facebook

Stenogramet “tepër të besueshme” dokumentojnë sesi Greqia dhe Maqedonia tentuan prej muajsh të gjejnë zgjidhje rreth kontestit të emrit. Gjithashtu vërehet edhe frika nga tentimi për të prishur marrëveshjen nga Rusia, e cila luajti një rol. Një protokoll që është zbuluar nga prestigjiozja gjermane “Frankfurter Allgeimeine Zeitung”, ndërsa në shqip ekskluzivisht ua sjell albinfo.ch.
30 shtatori ishte një datë historike për Maqedoninë, e cila nuk u shfrytëzua si duhet. Mbase në këto momente, shteti i Maqedonisë zyrtarisht do të quhej Republika e Maqedonisë Veriore dhe dyert për në NATO dhe BE do ishin të hapura. Megjithatë, kjo dështoi falë përllogaritjeve jo të sakta të partive qeveritare: listat zgjedhore arkaike dhe largimi tepër i madh i të rinjve drejt Perëndimit, nuk mund të mundësonin daljen prej mbi 50 për qind të qytetarëve. Tash duhet të vendosë parlamenti, nëse janë pro ndryshimit të emrit ose jo, në rast se nuk arrihet konsensus mes qeverisë dhe një pjesë të opozitës, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme – me gjasë 25 nëntor (SHP-Fitim Dika). Por çfarë biseduan liderët e Maqedonisë, derisa erdhi te ky skenar? Një protokoll që tregon vështirësitë e marrëveshjes.

31 janar 2018
Në ditën e fundit të janarit u takuan udhëheqësit e Maqedonisë në një mbledhje të rëndësishme. Në një protokoll “tepër të besueshëm” 19 faqesh, biseduan presidenti maqedonas Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov, ministrja e Brendshme Radmila Sekerinska, kryeopozitari Hristijan Mickovski dhe ish-lideri i UÇK-së, Ali Ahmeti. Ahmeti me ushtrinë e tij kombëtare (UÇK) e solli në prag të një lufte civile Maqedoninë më 2001, e cila falë ndërhyrjes së Uashingtonit, NATO dhe BE erdhi te kthesa. Prej atëherë Ahmeti është lideri më i rëndësishëm i shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët përbëjnë rreth një të katërtat e popullsisë.

“Është e rëndësishme se si ne i luajmë kartat”
Objekti i diplomacisë maqedonase ishte që të ketë një mbledhje në janar, për t’u informuar rreth “kontestit të emrit” me Greqinë. Ky kontest zgjat rreth çerek shekulli dhe Greqia ka bllokuar integrimet euro-atlantike të Maqedonisë. Rusia, e cila kërkon me çdo kusht të shmang zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s në Ballkan, pas anëtarësimit të Shqipërisë (2009) dhe Malit të Zi (2017), inkurajon Greqinë në kontestin e emrit.
“Qeveria e Maqedonisë ka nevojë për një zgjidhje, por jo me çdo çmim. Qeveria dhe opozita pajtohen që për çdo zgjidhje është e nevojshme referendumi,” tha Zaevi gjatë hapjes së mbledhjes së 31 janarit, përpara se të merrte fjalën Dimitrovi. Kemi mundësi të favorshme, tha ministri i jashtëm: “Sot është vullneti i madh për ti hapur dyert. Mbisundon një ndjenjë e përbashkët e përgjegjësisë (…) byrokratët e BE kërkojnë një sukses.” Dimitrovi paralajmëroi se Maqedonia e vogël nuk duhet të humb simpatinë e Perëndimit dhe se duhet të mendohet shumë rreth kësaj: “Gjatë bisedimeve është e rëndësishme, ku ne nuk duhet të lëshojmë pe, pavarësisht nëse nuk ka zgjidhje. Është e rëndësishme, sesi ne i luajmë kartat. Nuk duhet të jemi jokonstruktivë me shtetet e treta.” Për këtë fton ai në unifikim: “Nëse ne zihemi mes veti, grekët e kanë më lehtë. Është e lehtë për ata, që të na bllokojnë nëse ne nuk dërgojmë argumenta.”
Zaevi e mbështet ministrin: “Fryma duhet të jetë kështu, që Greqia nuk duhet të pretendojë në NATO dhe BE se Maqedonia është fajtore.” Më pas Zaevi sqaron edhe arsyen e përshpejtimit të zgjidhjes: “Momentalisht në Greqi pushtetin e kanë të majtët, për këtë është më e lehtë të arrihet marrëveshje.” Të gjithë në mbledhje e dinë se në maj të vitit të ardhdhëm ka zgjedhje të reja në Greqi dhe se qeveria e Aleksis Cipras mund të zëvendësohet nga partia e djathtë greke „Nea Dimokratia“. Shefi i saj, Kyriakos Mitsotakis, në fakt është liberal, por do bënte çmos që të fitonte pikë në çështjen maqedonase. Cipras gjithashtu e kishte raportuar Zaevin, që “Nea Dimokratia nuk do jetë tepër konstruktive, sepse kërkon të fitojë poena politikë.” Edhepse në maj 2017 Nea Dimokratia pas dyerve kishte kërkuar bisedime rreth çështjes së emrit dhe se Mitsotakis nuk është i linjës së ashpër.
Zaev raportoi se në bisedime me Cipras i kishte treguar vijat e kuqe, ku “përveç ndryshimit të emrit nuk do kishte ndryshime kushtetuese.” Zaevi shtoi se, bisedimet me Cipras ishin konstruktive, dhe se ai e kishte pyetur nëse “unë do isha i gatshëm t’i shkoja çështjes deri në fund. Unë ju përgjigja, që është një moment pozitiv, por jo me çdo çmim. Cipras tha se Greqia kërkonte të merrte një rol udhëheqësi në rajon. Bllokada do dëmtonte vetë Greqinë.”
Më pas Zaevi kishte thënë se çfarë do ndodhte nëse OBRM-PDUKM do ishte përsëri në qeveri dhe se ndryshimet kushtetuese nuk duhet të ndodhnin. Gjithsesi Cipras ia kishte bërë të qartë, që përveç ndryshimit të emrit, Maqedonia duhet të ndryshonte edhe Kushtetutën.“Cipras do pranonte një emër me shtojcë gjeografike ose atribut kohor,” tha Zaevi, duke nënkuptuar emrat “Maqedonia Veriore” ose “Maqedonia e Re”.
“Vetëvrasja historike”
Më tej Zaevi tha se kriza e refugjatëve ka vendosur vëmendjen Perëndimore drejt Ballkanit dhe se kjo duhet të shfrytëzohet. “Ne mund të mbijetojmë edhe pa marrëveshje, por si do ua sqarojmë sesi do lëvizim më tej.”
Këtu përzihet presidenti Gjorge Ivanov, i cili pasi e paraqet Ciprasin si më pozitiv nga pararendësi i tij Papandreou dhe se është më i lirë pasi nuk mori bekimin nga Kisha Ortodokse Greke, ankohet se nga “Ciprasi nuk ka asnjë protokoll zyrtar”. Me këtë ai formalisht ka të drejtë, pasi Dimitrov dhe Zaev e kanë nxjerë jashtë loje presidentin nga bisedimet. Gjithashtu Ivanov është i zgjedhur nga ish kryeministri Nikola Gruevski dhe një kohë të gjatë refuzoi ta mandatonte Zaevin për krijimin e qeverisë. Tash, ai kërkon me çdo formë ta nxjerë të pasuksesshëm referendumin për anëtarësimin në NATO. Për këtë ai e paraqiti referendumin si “vetëvrasje historike” dhe se për këtë mori mbështetjen nga kryeministri hungarez Viktor Orban.
Megjithatë, në takimin e janarit Zaevi kundërshtoi presidentin: “Nuk ka diplomaci sekrete,” tha ai dhe shtoi që të mos humbin orën e duhur për anëtarësim në trenin e BE. Rreth protokolleve, Zaevi thotë se një pjesë të tyre vërtet nuk është publikuar, por në “bazë të interesave shtetërore”. Kjo për Ivanovin tingëllon si kërcënuese. Vetëm se tash përzihet Ali Ahmeti. Si përfaqësues i shqiptarëve, ai është veçanërisht i vendosur për një zgjidhje, sepse shqiptarët duan me patjetër anëtarësimin në NATO dhe se emri i shtetit për shumicën prej tyre është i parëndësishëm. “Mirëkuptimi më i madh i grekëve është se pranon emrin “Maqedoni”. Është shansë që ne nuk duhet ta shpërdorojmë.”

“Unë mendoj në Rusinë”
Në 19 maj ndodhi një takim tjetër mes udhëheqësve të Maqedonisë. Nga mbledhja në janar kanë ndodhur shumë zhvillime tjera. Një zgjidhje duket e afërt, kurse zv.kryeministri Bujar Osmani, një shqiptar, paralajmëron nga rreziku i referendumit, dhe se qeveria duhet ta shmang atë.
“Unë kam thënë, që në gjithë bisedat me miqtë ndërkombëtarë, më është bërë e ditur se referendumi është një objektiv nga kundërshtarët. Unë mendoj Rusinë,” tha Osmani. Edhe Zaevi e përmendi faktorin rus, por vetëm indirekt. “Besoj se vendet lindore, janë të involvuar këtu dhe në Greqi, tek ata bile më shumë sesa te ne. Për ca të tjerë është e mirë, nëse nuk gjejmë zgjidhje,” tha Zaev. Ballkani, bën rezyme Zaevi, “ishte dhe është interesant për ata të cilët përzihen nga jashtë.” Ahmeti detyrohet nga kjo fjalë:“Kam përshtypjen, që jo të gjithë fqinjët dhe forca të tjera, duan që Maqedonia të jetë pjesë e NATO dhe BE.” Të gjithë e dijnë se kë nënkupton Ahmeti me “fqinj”: kur liderët tjerë të Ballkanit mbështesin referendumin e NATO-s në Maqedoni, presidenti serb Aleksandër Vuçiq qëndron i qetë.
Zaev thekson se bisedimet me Ciprasin i janë treguar edhe kancelares Merkel dhe shefes së politikës së jashtme europiane Mogherini. Kurse Cipras kishte biseduar me presidentin francez Emanuel Macron që skepticizmin e tij rreth zgjerimit të BE, ta rishqyrtojë te rasti i Maqedonisë. Të dy liderët janë në bisedime intensive: në 16 maj biseduan dy orë, një ditë më pas një orë. Dhe kjo doli suksesshëm. “Çfarë ka të bëjë me çështjet e identitetit, ne kemi përfituar më shumë sesa çkishim deri dje,” thotë Zaev, duke kritikuar indirekt opozitën greke të Mitsotakis. Athina do pranojë ekzistencën e gjuhës maqedonase. Edhepse gjuha maqedonase është njohur nga Kombet e Bashkuara prej viteve 70-të. Cipras është i vetëdijshëm për opozitën greke, që nuk do e përkrahë, pasi tentojnë të përfitojnë politikisht në provincën maqedonase, por ai është i vendosur për të arritur një marrëveshje.

“Kush luan me mençuri, do të fitojë”
Në maj të gjithë politikanët janë të unifikuar, që referendumi duhet të mbahet. Dimitrovi tregon përparimin, që grekët do njohin “ekzistencën e gjuhës maqedonase”. Me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ai ka “biseda të vështira, por që çdoherë përfundojnë miqësisht”. Gjithashtu edhe Dimitrov shpreh rrezikun nëse do të ndryshohet qeveria greke, ku në opozitën e djathtë janë politikë ‘hardliner’ si Antonis Samaras.
Ahmeti shton që suksesi i referendumit është i nevojshëm, që të stopojë eksodin masiv nga Maqedonia. “Njashtu si shqiptarët e rinj edhe maqedonasit e rinj e lëshojnë vendin. Ne së shpejti jemi udhëheqësit e njerëzve të moshuar.” Lideri opozitar Mickovski flet në emër të partisë së tij OBRM-PDUKM (përkthim: Fitim Dika): “Unë dhe partia ime, por gjithahtu edhe qeveria e mbështesim që duhet të ketë referendum.”
Më pas Mickovski do ndryshonte kahje, për të thirur për bojkot derisa u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel (SHP: Fitim Dika).
Ahmeti, që në fakt është kundër referendumit, do e mbështeste nëse do shërbente vetëm si zgjidhje: “Ky është atdheu im,” tha ai për Maqedoninë. “Dhe kjo ndjenjë, që Maqedonia është atdheu im, gjithmonë më rritet. Dëshirojmë të dimë se çfarë do ishte keq me këtë marrëveshje. Nëse dëmtohen historia, identiteti dhe kultura maqedonase.” Ministrja e brendshme Radmila Sekerinska sqaron se marrëveshja e re është në fakt një propozim i vjetër i këshilltarit politik, austriakut Gerald Knaus, i cili thotë se marrëveshja është e mirë edhe për Greqinë. Edhe ministrja e brendshme sqaron se nuk duhet të humbet mundësia. Strategu i plasaritur Ahmeti, godet në shenjë. “Tani është Greqia në presion të BE-së, NATO-s dhe Uashingtonit, për të zgjidhur kontestin e emrit”, thotë shqiptari. “Tani nuk jemi ne, por grekët ata që vuajnë presionin. Nëse ne nuk jemi të guximshëm, do jemi ne fajtorët. Kush luan me mençuri, do të fitojë

Share264Tweet165Share46SendSend
Postimi i mëparshëm

Shkojnë tre ministra të PDK’së, Veseli largon njerëzit e Thaçit nga Qeveria?

Postimi tjetër

Në rast infarkti keni vetëm 10 sekonda për të shpëtuar, ja si duhet të veproni

Të ngjashme Postime

Botë

Kur do të mbahet funerali i Mbretëreshës Elizabeth II?

09/09/22
Botë

Boksieri anglez rrihet keq në rrugë, ia reklamonte muskujt kundërshtarit por nokautohet brutalisht…(Video)

09/08/22
Botë

Grenelli e quajti Kurtin “fashist me përvojë” i reagon Von Cramon, ia përmend “Liqenin e Trumpit”

01/08/22
Botë

Ukrainasit nënshkruajnë peticionin për t’i dhënë Boris Johnsonit nënshtetësinë dhe rolin e kryeministrit

27/07/22
Botë

Turqia po mban dhe po heton anijen ruse

05/07/22
Botë

‘Non-paper’-i austriak bën thirrje për integrimin “përtej modeleve ekzistuese” të Ballkanit Perëndimor në BE

07/06/22
Postimi tjetër

Në rast infarkti keni vetëm 10 sekonda për të shpëtuar, ja si duhet të veproni

ADVERTISEMENT

Lajmet e fundit ne Globi!

4 shenja që tregojnë se do të keni sukses në takimin e parë

16/09/2022
Brat Co/Stocksy United

Rutina e mëngjesit ndryshon ditën tuaj: Organizojeni në këtë mënyrë

16/09/2022

Pas ‘sherrit’ për vathët, Dafina dhe Era shfaqen me balluke derisa kjo e dyta bën edhe një thumb

16/09/2022

I ndoqi fati i keq/ Keto jane 7 CIFTET VIP qe u ndane pasi ben tatuazh per njeri tjetrin

16/09/2022
Globisot.net

© 2021 GLOBISOT.NET - LAJMI MË PARË KALON TEK NE!

Rreth Globit

  • Per Ne
  • Misioni
  • Kontakt

Na ndiqni

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Rajoni
    • Botë
    • Ekskluzive
    • Kronika e zezë
  • Sport
  • Tech
  • Shendetesi
  • Opinione
  • Receta Gatimi
  • Te tjera

© 2021 GLOBISOT.NET - LAJMI MË PARË KALON TEK NE!

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In