Një femër ka raportuar se djali i saj i cili ka probleme psikike është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij,, rasti ka ndodhur më datë 11 prill të këtij viti rreth orës 11:30 në fshatin Bishtazhin, në Gjakovë.
Në raportin policor thuhet: “Më datën 27.04.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj, viktima mashkull kosovar me probleme psikike është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti vazhdon të hetohet”./Globisot.net/