Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se gjendja e dy policëve të plagosur në Skenderaj është stabile
Përmes një komunikate për media, Sindikata ka njoftuar se ka vizituar policët në spital, derisa ka dënuar ashpër sulmin ndaj tyre.
Njoftimi i Plotë:
Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek dy zyrtarët policor ku për së afërmi kuptoj gjendjen e tyre shëndetësore, të cilët kishin lëndime të rënda trupore por për momentin gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile.
Sindikata e Policisë ju ofroj policëve mbështetje dhe po ashtu i siguroj këta të fundit do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment.
Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj Zyrtarëve Policorë dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit.