Komuna e Mitrovicës njofton se inspektorët komunalë sot i kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 400 euro një subjekti afarist i cili kishte mashtruar një konsumator.
Në njoftim për media thuhet: “Inspektorët komunal shqiptojnë gjobë në vlerë prej 400 euro ndaj biznesit i cili mashtroi konsumatorin në Mitrovicë
Inspektorët komunal sot i kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 400 euro një subjekti afarist në Mitrovicë i cili kishte mashtruar një konsumator.
Pas pranimit të ankesës të adresuar nga ana e konsumatorit, Inspektori i Tregut ka gjetur se kishte mospërputhje të çmimit të reklamuar të produktit dhe atij që është paguar në arkë.
‘Çmimi i reklamuar i produktit ‘Oxo biodegradues’ 120/10 është deklaruar me çmim 1.79 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar me çmim 1.85 euro. Për shkak të kësaj mospërputhjeje, në bazë të ligjit Nr. 06/L-034 për mbrojtje të konsumatorit, inspekcioni i ka shqiptuar gjobën biznesit’, thuhet në vendimin e drejtorisë së Inspekcionit.
Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës i fton qytetarët që t`i paraqesin rastet kur hasin në shkelje të tilla dhe i garanton ata se çdo ankesë dhe kërkesë do të trajtohet me seriozitet të plotë”./Globisot.com/
Diskutim rreth kësaj post