Gjuha shqipe nga tash e tutje do të jetë si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur, Faton Limani i cili punon si administrator në këtë universitet.
Ai në llogarin e tij në Facebook ka shkruar: “Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombësen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”./Globisot.net/
Diskutim rreth kësaj post