Gjiganti amerikan Google ka vendosur që në muajin tetor të përditësoj politikën e reklamave duke rilejuar disa kripto biznese të reklamojnë në platformën e tyre.
Kompania lajmëroi këtë në një postim zyrtar të martën, me 25 shtator.
Duke i’u referuar postimit zyrtar, qysh nga fillimi i tetorit Google do të lejojë që bursat të reklamojnë lirshëm në platformën e tyre për audiencat e Shteteve të Bashkuara dhe të Japonisë. Në lajmërim shkruan:
“Reklamuesve do të ju nevojitet të çertifikohen nga Google për të reklamuar në shtete të caktuara. Reklamuesit do të jenë në gjendje të aplikojnë për çertifikim në momentin kur politika të përditësohet në muajin tetor.
Ky vendim pason nga një lajmerim jetër i Google që kishte ndodhur në Mars të këtij viti, ku shkruhej se të gjitha bizneset në lidhje me kripto do të përjashtohen nga mundësia për të blerë reklama në Google Adwords, lajmërim i cili nuk u prit shumë mirë nga insajderët e industrisë duke e konsideruar si “të padrejtë” dhe “shqetësues”.
Për të arsyetuar këtë ndalesë, Google tha që ishte duke mbrojtur klientët e vet prej ofertave mashtruese, duke përfshirë por jo vetëm “ICO-të, bursat e kriptovalutave, kuletat e kriptovalutave, dhe shërbimet për këshilla rreth tregtisë me kriptovaluta.”
Edhe gjigantët e tjerë të teknologjisë si Facebook dhe Twitter më herët në këtë vit kanë dalur me qëndrime të tilla.
Që nga atëherë, edhe Facebook ka tërhequr ndalesën e reklamave për kripto biznese të cilat janë aprovuar më parë, përderisa ende vazhdon të ndalojë reklamat e ICO-ve.
Ja vlen të ceket se në korrik, bashkëthemeluesi i Google Sergey Brin në Samitin e Blockchain-it në Maroko deklaroi se është një mihës (miner) i Ethereum.