Një person (punëtor) përderisa ka qenë duke punuar është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime në kokë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:18, në Graçanicë.
Në raportin policor thuhet: “Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ka qenë duke punuar, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime në kokë. Viktima është dërguar në QKUK Prishtinë për trajtim mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”./Globisot.net/