Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka vizituar edhe një herë kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Por mbrëmë, arsye e vizitës ka qenë qëndrimi i LDK-së karshi fazës së fundit të dialogut Kosovë-Serbi, përcjell Klan Kosova.
“Mbrëmë prita Kryeministrin Haradinaj, me të cilin diskutuam lidhur me qëndrimet e LDK-së për dialogun me Serbinë, qëndrime këto të cilat i kemi bërë publike si Kryesi e LDK-së dhe nga takimi me kryetarët e degëve të LDK-së”, ka thënë Mustafa.
“Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë kontributin e saj në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës dhe këtë kontribut po e jep edhe tani si subjekt opozitar parlamentar. LDK është unike në çështjet madhore siç është edhe pozicionimi i saj lidhur me fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë”.
“Të gjitha qëndrimet e LDK-së janë të koordinuara me Kryesinë e LDK-së, me nënkryetarët e LDK-së, me sekretarin e përgjithshëm, me shefin e Grupit Parlamentar, me nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LDK-së dhe me kryetarët e degëve të LDK-së”, ka shkruar ai në Facebook.
Prej tre muajsh kur është kthyer nga Gjermania, Mustafa ka thënë se është vizituar nga Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj, zëvendëskryeministri Limaj, zëvendëskryeministri Pacolli si dhe Kryetari i VV-së, Kurti”.
“Jam takuar me Ambasadorin e SHBA-së, Greg Delaëie, me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairí O’Connell, më ka vizituar Ambasadorja e BE-së, znj.Apostolova dhe Shefja e EULEX-it, znj.Papadopoulou.
Të gjithëve u jam falenderues për kujdesin dhe korrektësinë e treguar”.