Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se rasti i ambasadorit Martin Berishaj ka qenë një luftë në kuadër të zgjedhjeve në Slloveni.
Haxhiu tha: “Në këtë Kuvend u deklarua thuajse z. Berishaj po i ikë drejtësisë e nuk po gjendet askund. Ai do ti përgjigjet secilës kërkesë që institucione e Kosovës apo në Slloveni apo në Kroaci do t’ia bëjnë.
AKK ka nisur hetimet në raport me deklarimet e pasurisë, dhe prisni qëndrimet dhe hetimet e institucioneve të Kosovës për këtë çështje.
Ka pasur deklaratë nga Prokuroria Speciale në Slloveni ku kanë thënë se nuk kanë nisur hetimet për këtë rast”./Globisot.net/
Diskutim rreth kësaj post