DASHI
Ky do jetë një muaj përgjithësisht pozitiv dhe me ngjyra. Ju të dashuruarit duket jeni shumë të kujdesshëm këtë muaj dhe nuk duhet të lejoni aspak të tjerët të ndërhyjnë tek jeta juaj. Komunikimin duhet ta mbani sa më të fortë me partnerin sepse ajo do ju ndihmojë te keni gjithmonë një marrëdhënia të shëndetshme. Një takim i papritur do turbullojë jetën e beqarëve gjatë këtij muaji. Personi qe do ata do takojnë do jetë fiks si e kishin ëndërruar dhe do i ndihmojë në sektorin profesional, artistik dhe në çështjet e tjera delikate. Shëndeti nuk do jetë i keq, por javën e dytë duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Financat do varen shume nga puna dhe do kenë përmirësime nga java në javë. Në punë do ndodhin gjëra me të vërtetë të bukura dhe askush nuk do mund t’iu frenojë dot të arrini objektivat. Do jeni inteligjentë dhe vizionare.
DEMI
Maturia dhe mençuria do jenë tiparet më spikatëse për ju gjatë këtij muaji, të cilat do ju bëjnë të ecni në rrugën e duhur. Ju te dashuruarit do jeni tradicionale dhe nuk do provoni shumë gjëra të reja. Beqarët do ftohen nëpër parti dhe festa të ndryshme dhe atje mund të takojnë persona nga më të ndryshmit. Me disa mund të kenë tërheqje të menjëhershme, por mirë është qe pa u bindur plotësisht të mos hedhin asnjë lloj hapi. Si do jetë shëndeti? Përveç ndonjë alergjie te vogël stinore nuk keni për të ndierë asnjë lloj shqetësimi këtë muaj. Gjendja e financave mund te jete disi delikate deri ne datën 10, por me pas situata do normalizohet. Në punë do iu jepet mundësia të provoni eksperienca të reja më stimuluese se me pare. Guxoni nëse nuk doni t’iu pushtojë rutina dhe keni për të përfituar mjaft.
BINJAKET
Do jeni pafundësisht kureshtare gjatë këtij muaji dhe do kërkoni të mësoni sa më shumë gjëra. Do zbuloni edhe disa sekrete qe ua kane mbajtur fshehur. Nëse keni dyshime për te hedhur ndonjë hap me mire mos rrezikoni. Ju të dashuruarit do e mbështesni pafund njëri-tjetrin dhe kjo do e forcoje edhe me shume marrëdhënien se bashku. Duke mos gjykuar marrëdhënia juaj do behet edhe më e forte. Beqaret do njihen me persona me zemër te madhe dhe qe do iu sigurojnë një të ardhme të ndritur. Shëndeti mund te ketë vetëm disa shqetësime te vogla e asgjë me shume sesa aq. Financat do jene shume me te mira nga një muaj me pare. Për gjithë sakrificat që keni bërë ja vlen të bëni disa shpenzime me shume. Ne pune do ju duken gjerat me interesante dhe do e bëni gjithçka me dëshirë.
GAFORRJA
Duke qene shume të ndjeshëm ju gaforret do trishtoheni here pas here gjate muajit. E vetmja mundësi për te dale nga kjo gjendje është te lexoni me shume dhe te qëndroni pranë personave qe ju mbështesin me shume. Nëse keni një lidhje mire është te mos tregoheni shume te pavarur këtë muaj dhe te mos bëni gjera sipas mendjes tuaj nëse nuk doni te keni konflikte. Për beqaret me shume gjase do ndodhin disa takime, por vetëm ata ne javët e fundit do i bëjnë t’iu rrahe zemra fort. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe nëse nuk doni te mbeteni me xhepat bosh shume shpejt. Ne pune do e bëni gjithçka me shume dëshirë dhe vendosmëri. Çdo qellim qe do i vini vetes do e rrini me sukses.
LUANI
Edhe pse zakonisht nuk keni nevoje për asnjë lloj ndihme për te shkëlqyer, këtë muaj pak shtyse nga te tjerët do ju ndihmonte shume. Ju te dashuruarit do kaloni një muaj mjaft pozitiv. Do dini përherë si të veproni dhe do zgjidhni edhe ndonjë mosmarrëveshje te vogël qe mund te dale papritur. Durimi do jete një pike mjaft e forte për ju. Për beqaret mund te filloje diçka e re ne pune midis kolegesh. Zemra do ju rrahe fort gjithë kohës dhe sytë do ju shkëlqejnë. Shëndeti nuk do jetë perfekt, por shqetësimet do jene te vogla dhe jo për gjëra alarmante. Ne pune me te privilegjuarit do jene:gazetaret, shkrimtaret si dhe biznesmenët e rinj. Fale një promocioni te majme mund t’iu përmirësohen goxha edhe financat.
VIRGJERESHA
Që të mos pendoheni më mirë tregohuni të matur dhe parashikojini gjërat gjatë këtij muaji. Po planifikuat dhe po organizuat çdo gjë me detaje nuk keni për te gabuar. Shëndeti nuk do jete i keq, por me mire tregohuni te kujdesshëm dhe mos e teproni me asgjë sesa t’iu fillojnë me vone problemet. Vini gjithmonë ne pune logjiken. Ju çiftet do zotëroni artin e kompromisit dhe asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur. Edhe beqaret, vërtet mund te lodhen pak se kërkuari, por do arrijnë ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Gjendja e financave do lere për te dëshiruar kështu qe bëni kujdes. Ne pune nuk do e dini shume mire rrugën qe duhet te ndiqni, por me pak reflektim dhe shtyse nga familjaret do ja dilni mbanë. Ne raste te veçanta mund t’i kërkoni këshilla edhe shefave.
PESHORJA
Gjatë këtij muaji do stepeni herë pas herë dhe nuk do keni guxim të hidhni hapa. Ju të dashuruarit do keni frikë të guxoni apo të bëni propozimet sepse do ju duket sikur nuk jeni në lartësinë e atij që keni në krah. Mos u mundoni të kontrolloni gjithmonë çdo gjë sepse vetëm sa do e ndërlikoni jetën. Ju beqarëve do ju ndodhin gjëra vërtet interesante dhe emocionuese, megjithatë duhet të tregohen me të përmbajtur. Shëndeti mund të ketë shqetësime te vogla nga barku dhe nga koka, megjithatë asgjë nuk duhet kaluar pa bërë kontrolle. Financat nuk do përkeqësohen nëse tregoheni të kujdesshëm. Në punë do jeni më të haur dhe do e shfrytëzoni pafundësisht çdo mundësi që do iu jepet. Nëse punoni në fushën e mësimdhënies, udhëtimeve, letërsisë, kulturës apo në shëndetësi do keni ndryshime pozitive mjaft të rëndësishme.
AKREPI
Planetët do ju ndihmojnë mjaft gjatë këtij muaji për të arritur atë që dëshironi, por ju duhet të jeni më këmbëngulës. Ju të dashuruarit do keni një marrëdhënie shumë të mirë me partnerin. Do kaloni momente me te vërtetë fantastike dhe do ndiheni të bekuar që yjet ua kanë sjellë partnerin në jetë. Beqarët do njihen me persona të rinj, por vetëm pas javës së dytë do mund të mendojnë për ndonjë ndryshim. Po nuk guxuan nuk kanë për pasur jetën që ëndërrojnë. Shëndeti do ketë herë pas here shqetësime të vogla, por asgjë për t’u alarmuar. Ne punë planetët do favorizojnë shitësit më shumë se të tjerët. Me financat do merreni më seriozisht dhe nuk do keni tronditje të mëdha.
SHIGJETARI
Mundohuni ta shfrytëzoni jetën sa më shumë gjatë këtij muaji dhe të përfitoni pafundësisht. Mos u tregoni shumë idealistë, por bëni atë që do ndieni për momentin. Nëse jeta juaj në çift është disi e trazuar, këtë muaj do përdorni çdo lloj mënyre për t’u ndier më të qetë dhe më të çliruar. Beqarët do jene më guximtarë dhe nuk do kenë frikë të lëvizin çdo gur për të tërhequr pas vetes personat që pëlqejnë. Shëndeti mund të ketë disa shqetësime gjatë javës së parë dhe të dytë që do lidhen me shumë me klimën dhe alergjitë. Për të mos pasur probleme financiare vazhdoni të bëni llogari dhe të mendoni më shumë për të ardhmen. Në punë çdo gjë do ndodhë si me magji dhe jeta juaj do marrë drejtimin e shumë ëndërruar.
BRICJAPI
Ju bricjapët nuk ecni asnjëherë më sy mbyllur dhe këtë muaj do bëni të njëjtën gjë. Kjo do shmangë problemet dhe të papriturat e pakëndshme. Nëse jeni në një lidhje mirë është të kontrolloni disa fjalë dhe të mos përballeni për gjithçka me partnerin pasi vetëm ashtu marrëdhënia mes jush mund të mbetet e mirë. Respektoni sa më shumë mendimet dhe opinionet e tij. Beqarët do kenë takime, por vetëm javën e tretë do mendojnë të afrohen edhe më shumë me dikë. Nëse shpenzimet i kryeni me maturi dhe nuk mendoni vetëm për momentin, gjendja e financave nuk do ketë tronditje. Në punë do iu jepet një detyre fiks sipas formimit që keni marrë dhe nuk do mund të mos ia dilni mbanë. Komplimentet nga shefat dhe kolegët nuk do mungojnë.
UJORI
Këtë muaj do ndiheni plotësisht të lirë për të bërë atë që dëshiron dhe nuk do i vini vetes kufij. Nëse keni një lidhje dhe ka kohë që gjërat nuk do ecin si duhet, më mirë gjeni një moment dhe sqaroni gjithçka me partnerin. Sido që të jetë përfundimi do ndiheni më të qetë. Pa u sqaruar mirë mos merrni vendime. Ju beqarëve do ju lidhë puna me disa persona dhe duke qëndruar kohë bashkë mund të fillojnë të lindin shkëndijat e para të dashurisë. Financat nuk do kenë probleme nëse dëgjoni këshillat e të afërmve dhe nuk shpenzoni për gjëra që nuk i keni të domosdoshme. Në punë më fatlumët do jenë mjekët dhe personeli mjekësor. Të tjerëve do ju duhet më shumë durim dhe mund për të arritur atje ku duan.
PESHQIT
Ky muaj do jetë paksa i paqëndrueshëm dhe herë pas here do ndiheni të paqartë për hapat që duhet të hidhni. Ju të dashuruarit për fat do keni mundësi të kaloni më shumë kohë me partnerin e të sqaroni edhe mosmarrëveshjet. Të dy palët keni bërë gabime, por po e kaluar me sukses edhe këtë periudhe keni për të shijuar gjithë jetën së bashku. Ju beqarët që i keni humbur shpresat tek dashuria dhe përjetoni rrahje të forta zemre. Gjithsesi kjo nuk do ndodhë që javën e parë. Gjendja e financave nuk ka për të qenë shumë e mirë dhe gjithçka për fajin tuaj. Në punë duhet të rishikoni strategjitë e ndjekura deri më tani dhe të ndiqni rrugët më të shkurtra për të arritur atje ku doni. Shpesh do ndiheni në dyshim për gjithçka dhe kjo do ju vonojë.