Lëvizja BESA, krahu i Afrim Gashit do të ketë drejtorë në 10 institucione shtetërore si dhe do të jetë e përfaqësuar edhe në eshalonët e tjera të pushtetit, për të cilat negociatat ende janë duke vazhduar, bëjnë të ditur nga kjo parti.
Në vazhdim është lista e drejtorive me të cilat do të udhëheq Lëvizja BESA:
1. Agjencinë për ilaçe.
2. Agjencinë për Komunikime Elektronike -AEK
3. Këshilli për Radiodifuzion
4. Avokati shtetëror
5. Inspektorati Shtetëror për Urbanizëm
6. N.P. Hekurudhat Transport
7. Klinika e Transfuziologjisë
8. Edhe një klinikë tjetër e cila do të dihet ditëve në vijim.
9. Qendra për punë Sociale-Shkup
10. Enti Shtetëror për fëmijët me aftësi të kufizuara./Portalb/